1898 - Lajmi_single | Autoriteti Kosovar i Konkurrences

Mbahet takim me përfaqësues të laboratorëve privatë

Zyrtarët e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës kanë zhvilluar një takim me përfaqësues të laboratorëve privatë që janë licencuar për kryerjen e testimeve për virusin SARS-CoV-2.

Ky takim takimi është organizuar me qëllim që të diskutohet për politikat e konkurrencës në këtë sektor si dhe të për procesin e monitorimit të sjelljes së operatorëve të këtij tregu nga ana e AKK-së.

Autoriteti i Konkurrencës ka bërë monitorim sistematik të këtij tregu qëkur Ministria e Shëndetësisë kishte vendosur t’i licencojë ato për kryerjen e testimeve për COVID-19.

Më konkretisht, AKK qenë i fokusuar që të sigurohet se operatorët e këtij tregu nuk do të bien ndesh me Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës, duke bërë ndonjë marrëveshje të ndaluar, praktikë të bashkërenduara apo sjellje abuzive

Kryetari i AKK-së, Valon Prestreshi, ka thënë në takim se monitorimi i sjelljes së laboratorëve ka qenë një prej angazhimeve kryesore të Autoritetit të Konkurrencës në muajt e fundit.

Ai ka falënderuar përfaqësuesit e laboratorëve për bashkëpunimin gjatë këtij procesi, duke thënë se “është e rëndësishme që të krijojmë komunikim të shëndetshëm me të gjithë aktorët e çfarëdo sektori në mënyrë që të avokojmë për respektimin e parimeve të konkurrencës së ndershme.”

“Unë uroj që sa më shpejt ne të mos kemi fare nevojë për këto testime, por deri sa një gjë e tillë të jetë e nevojshme, ne do të jemi këtu që të sigurohemi se ky proces do të bëhet duke respektuar Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës dhe interesin publik”, ka thënë Prestreshi në këtë takim.

AKK angazhohet që të avokojë për politikat e konkurrencës në sektorë të ndryshëm.

  • Share