Zyrtarët e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, të kryesuar nga Komisionerja Fatime Haziri, janë takuar më 30 shtator me përfaqësues të Institucioneve Financiare Jobankare (IFJB), me të cilët kanë diskutuar çështje të ndryshme që lidhen me politikat e konkurrencës.
Ndër të tjerash, zyrtarët e institucionit tonë i kanë informuar zyrtarët e IFJB-së lidhur me marrëveshjet e ndaluara në formën e karteleve, abuzimin me pozitën dominuese si dhe për përqendrimet e ndërmarrjeve.
AKK është i përkushtuar që të avokojë për ngritjen e vetëdijes për politikat e konkurrencës në sektorë të ndryshëm dhe mbetet i hapur që të bashkëpunojë me aktorë të ndryshëm për arritjen e këtij qëllimi.