1901 - Lajmi_single | Autoriteti Kosovar i Konkurrences

Vazhdon puna për hartimin e Ligjit të ri për Mbrojtjen e Konkurrencës

Më 25 gusht, zyrtarë të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, së bashku më zyrtarë të ministrive të linjës, janë takuar për të vazhduar punën për hartimin e Ligjit të ri për Mbrojtjen e Konkurrencës.

Ky takim ka shërbyer që të analizohen ndryshimet e propozuara të ligjit, të cilat janë prezantuar nga ekspertët ndërkombëtarë të angazhuar nga Projekti “Mbështetja e BE-së për Autoritetin Kosovar të Konkurrencës dhe Komisionin e Ndihmës Shtetërore” në korrik të këtij viti.

Ligji i ri për Mbrojtjen e Konkurrencës është duke u hartuar në përputhshmëri të plotë me Acquis të Bashkimit Evropian.

Fillimisht, Ligji për Mbrojtjen e Konkurrencës është miratuar në 2010 nga Kuvendi i Kosovës. Përmes këtij ligji për krijuar edhe Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, si një institucion qe merret me hetimin e shkeljeve të mundshme të rregullave të konkurrencës si dhe Komisioni Kosovar i Konkurrencës, i cili shërben si trup vendimmarrës për rastet e konkurrencës.

Ky legjislacion është plotësuar në vitin 2014 në mënyrë që t’i mundësohet më shumë fuqi AKK-së.

  • Share