Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, është takuar me Ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, për të diskutuar lidhur me licencimin e laboratorëve për testimet ndaj për COVID-19.
Gjatë këtij takimi, Kryetari Prestreshi ka thënë se AKK është e gatshme të ta mbikëqyrë këtë proces
“Siç e dini, që nga ditët e para kur ka filluar përhapja e pandemisë në Kosovë, Autoriteti i Konkurrencës ka marrë të gjitha masat që të parandalojë çfarëdo shkelje të mundshme të konkurrencës. Në këtë kontekst, ju njoftoj se gjatë muajit prill Autoriteti ka evidentuar dyshime për shkelje të konkurrencës në disa raste që kanë të bëjnë me shitjen e dezinfektuesve dhe alkoolit për përdorim mjekësor dhe sapo të kemi diçka të re në këtë drejtim do të ju njoftojmë”, ka thënë Prestreshi në këtë takim.
“Sot, më lejoni t’iu bëj thirrje institucioneve të licencuara që në mënyrë të pavarur ta bëjnë caktimin e çmimeve të shërbimeve, dhe të mos bëjnë ndonjë marrëveshje mes vete në dëm të qytetarëve të vendit në këto kohë të vështira,” ka shtuar ai.