1903 - Lajmi_single | Autoriteti Kosovar i Konkurrences

NJOFTIM PËR PËRQENDRIM

Prishtinë 30.10.2020

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, mbështetur në nenin 13, 15, 19.5,  të  Ligjit Nr. 03/L-229  për Mbrojtjen e Konkurrencës, 07 Tetor 2010,Udhezimit Administrativ 06/2012 Për Mënyrën e Paraqitjes së Kerkesës dhe Kriteret për Konstatimin e Përqendrimit të Ndërmarrjeve, Gazeta Zyrtare nr. 88/25 Nëntor 2010,  shpallë këtë :

 NJOFTIM I PËRQËNDRIMIT

I.  Autoriteti Kosovar i Konkurrencës me datë; 25.09.2020, ka pranuar kërkesën lidhur me njoftimin për Përqendrimin e ndërmarrjeve Euroimpex d.o.o, dhe Opel Southeast Europe LLC, mbi Opel Automotive S d.o.o , të realizuara përmes marrveshjes së shitblerjes së 100% te kuotave.

Njoftimi për Përqendrim i realizuar ndërmjet  subjekteve “Euroimpex d.o.o., si (blerës) dhe Opel Southeast Europe LLC” si (shitës).

Shitësi është nën kontroll përfundimtar të prodhuesit francez të automjeteve dhe mjeteve motorike të grupit PSA, i cili prodhon automjete të markave  Peugeot, Citroen, DC, Opel dhe Vauxhal, shitësi vepron si importues dhe shpërndarës i automjeteve Opel, si dhe të pjesëve të këmbimit, paisjeve shtesë dhe aksesorëve për markat Opel dhe Chevrolet, në territorin e Evropës Juglindore, përfshirë Shqipërin, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Serbinë.

Shitësi:

Opel Southeast Europe LLC, është shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar dhe që ekziston sipas legjislacionit të Hungarisë, me seli në adresën H-2040 Budaors Szabadsag ut 117 Hungari.

Targeti;

Opel Automotive S d.o.o, është shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar dhe që ekziston sipas legjislacionit të Serbisë, me seli ligjore në adresë Vladimira Popovica 6, floor 1, numër A 105-2, Beograd- Beograd i ri, Serbi.

Blerësi:

Euroimpex d.o.o, shoqëri me përgjegjësi të kufizuar , e themeluar dhe që ekziston sipas legjislacionit të Maqedonisë së Veriut, me seli në adresën 72 Bulevar treta makedonska brigada, Shkup, Maqedonia e Veriut.

II. Autoriteti, fton palët e interesuara të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar. Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit  Kosovar të Konkurrencës, me Adresë Rr. Migjeni kati VI [ish objekti i bankës së Lubjanës] Nr tel :+381 /0/ 38 200 10982-10973 apo në  email adresën: info.konkurrenca@rks-gov.net, në afatin prej 15 ditëve nga dita e publikimit në Webfaqe të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës.

NJOFTIM PËR PËRQENDRIM.pdf

  • Share