19 nëntor 2020
Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, dhe Drejtori i Përgjithshëm, Sakip Imeri, kanë vizituar dy ndërmarrje me qëllim të avokimit nga afër për politika të konkurrencës.
Më 17 nëntor, Prestreshi dhe Imeri kanë vizituar kompaninë e industrisë metalike, Eurometal, kurse më 18 nëntor ata kanë vizituar kompaninë KuviLab, që operon në industrinë e përpunimit të mishit.
Kryetari Prestreshi ka thënë se këto takime përveç që kanë shërbyer për të avokuar për politikat e konkurrencës, kanë qenë të dobishme edhe për të parë nga afër aspektet afariste të këtyre ndërmarrjeve, përfshirë edhe kufizimet apo vështirësitë me të cilat ato përballen në tregun e Kosovës.
Autoriteti i Konkurrencës është i fokusuar që të avokojë për ngritjen e vetëdijes për politikat e konkurrencës në sektorë të ndryshëm.
Përveç këtyre vizitave, zyrtarët e AKK-së gjatë këtij viti kanë zhvilluar edhe takime të tjera avokuese, përfshirë takimin me përfaqësues të laboratorëve privatë, përfaqësues të Institucioneve Financiare Jobankare e të tjera.