Prishtinë 03.12.2020
Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, mbështetur në nenin 13, 15, 19.5, të Ligjit Nr. 03/L229 për Mbrojtjen e Konkurrencës, 07 Tetor 2010,Udhezimit Administrativ 06/2012 Për Mënyrën e Paraqitjes së Kerkesës dhe Kriteret për Konstatimin e Përqendrimit të Ndërmarrjeve Gazeta Zyrtare nr. 88/25 Nëntor 2010, shpallë këtë NJOFTIM I PËRQËNDRIMIT :
Autoriteti Kosovar i Konkurrencës me datë; 20.11.2020, ka pranuar kërkesën lidhur me njoftimin për Përqendrimin e sipërmarrjeve në emër të CZECH MEDIA INVEST a.s. (CMI), Rockaway Capital SE (Rockaway), Z. Mergim Cahani (Mr Mc) të realizuara përmes krijimit të ndërmmarjeve të përbashkëta join-venture. Qëllimi i njoftimit për realizimin e Përqendrimit ka të bëjë me krijimin e një ndërmarrje të përbashkët me funksion të plotë i kontrolluar nga CMI, Rockaway dhe Z. MC Gjirafa Tech, i cili do të jetë aktiv në shitjen e produkeve të teknologjisë dhe shërbimeve të tjera të ngjashme në një bazë të softuerit si një shërbim (“SaaS’), dhe potencialisht, edhe shitjen e produkeve të teknologjisë në një infrastruktur si një shërbim (“IaaS”) dhe platformës si një shërbim (“PaaS”), (së bashku shërbime kompjuterike cloud) e fokusuar kryesishtë në Republikën Çeke dhe Francë. Përqendrimi i propozuar përbëhet nga dy hapa; Hapi 1 – Rritja e numrit të aksionëve kontrolluese në Gjirafa, Hapi 2- Krijimi i Gjirafa Tech. I. CZECH MEDIA INVEST a.s. është shoqëri aksionare, me Nr. të biznesit 24817236 dhe adresë, Parizska 130/26 Josefov Prag 1, Republika Çeke. CMI është shoqëri mëmë e grupit privat të investimeve që përqendrohet për mblerjen dhe adriminstrimin e aseteve mediatike në Evropën Qëndrore dhe Perendimore. II. Rockaway Capital SE (Rockaway), është shoqëri Evropiane (Societas Europea), me Nr. të biznesit 01967631, dhe adresë, NA Hrebenche II 1718/8 Nusle 140 00 Prag 4, Republika Çeke. Rockaway është shoqëria mëmë e një grupi biznesi kryesisht aktiv në fushën e tregtisë elektronike, udhëtimeve elektronike, mediave, botimit të librave dhe kapitalit sipërmarrës ( Rockaway Group). III. Z. Mergim Cahani (“Mr MC”), adresa e regjistruar, Fahredin Hoti, PN, Prizren, 20000, Kosovë. Z. MC është përson fizik që kontrollon bashkërisht Gjirafen së bashku me Rockaway para përqendimit të propozuar. Z. MC është gjithashtu themeluesi dhe presidenti i Gjirafës (CEO). Përveq Gjirafes Z. MC aktualisht kontrollon këta përsona juridikë; - iziSurvey LLC - Phronesis Tech LLC.
Autoriteti, fton palët e interesuara të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar. Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, me Adresë Rr. Migjeni kati VI [ish objekti i bankës së Lubjanës] Nr tel :+381 /0/ 38 200 10973, apo në email adresën: info.konkurrenca@rks-gov.net, në afatin prej 15 ditëve nga dita e publikimit në webfaqe të AKK-së.