1917 - Lajmi_single | Autoriteti Kosovar i Konkurrences

AKK dhe Kolegji AAB zotohen për avancimin e politikave të konkurrencës në sferën akademike

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka nënshkruar të enjten një Memorandum Bashkëpunimi me Kolegjin AAB në lidhje me bashkëpunimin për zhvillimin e moduleve dhe programeve të ndryshme të studimit për fushën e konkurrencës.

Më konkretisht, ky memorandum parasheh që Kolegji AAB do ta përfshijë në kurrrikulën e studimit një lëndë për fushën e politikave të konkurrencës si dhe palët gjithashtu janë dakorduar për organizmin e përbashkët të ngjarjeve akademike dhe profesionale si: simpoziume, seminare, konferenca, tryeza, shkolla verore, trajnime e të tjera.

Gjithashtu, sipas këtij memorandumi, zyrtarët e AKK-së do të mund të mbajnë ligjërata me tema të veçanta që lidhen me konkurrencën para studentëve të Kolegji AAB si dhe u mundëson zyrtarëve të AKK-së që t’i botojnë punimet akademike në revistën shkencore THESIS në përputhje me standardet që i përcakton redaksia e revistës.

Palët kanë vlerësuar se bashkëpunimi në fushën e edukimit do të ketë ndikim pozitiv në përafrimin e programeve te studimit me nevojat e tregut të punës në Kosovë. Autoriteti i Konkurrencës në të ardhmen do të nënshkruajë marrëveshje të ngjashme bashkëpunimi edhe me institucione të tjera të arsimit në vend.

  • Share