Prishtinë 20.04.2021
Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, mbështetur në nenin 13, 15, 19.5, të Ligjit Nr. 03/L-229 për Mbrojtjen e Konkurrencës, 07 Tetor 2010,Udhezimit Administrativ 06/2012 Për Mënyrën e Paraqitjes së Kerkesës dhe Kriteret për Konstatimin e Përqendrimit të Ndërmarrjeve Gazeta Zyrtare nr. 88/25 Nëntor 2010, shpallë këtë :
NJOFTIM I PËRQËNDRIMIT
Autoriteti Kosovar i Konkurrencës me datë; 02.04.202, ka pranuar kërkesën lidhur me njoftimin për Përqendrim të ndërmarrjeve, të realizuara përmes krijimit të ndërmarrjes së përbashkët tërësisht funksionale,
Njoftimi për Përqendrim i realizuar ndërmjet kompanive Fortenova Grupa D.D,d.d; ”(Shitës) e lidhur ndërmjet, Nomad Foods Europe Limited, si (Blerës),
Shitësi:
Fortenova grup D.D,d.d; një kompani aksionare e themeluar në Kroaci, më seli të regjistruar në Marijana Çaviça 1,10000, Zagreb, Kroaci, regjistruar në Regjisterin Gjygjësor të Gjykatës Komerciale në Zagreb më Nr.(MBS) 08117914,numri i Identifikimit përsonal (OIB).
Shitësi është aksionar i vetëm i të gjithë kapitalit të lëshuar të secilës prej kompanive të Shitjes. Aktivitetet kryesore të Fortenova Grupa D,D, d.d, (shitës) bazuar në ekstraktin nga regjistri përkatës tregtar i kompanive, janë si në vijim : administrimi i ndërmarrjeve dhe veprimi si kompani Holding, për: Këshillim për biznese dhe menaxhim, përfaqësimi i ndërmarrjeve të huaja, shërbime të kontabilitetit, menaxhim dhe mirëmbajtje të pasurive të patundshme, shitja dhe blerja e mallrave, shërbimet tregtare, hulumtimi i tregut dhe sondazhi i opinionit publik. është prezente në Kosovë përmes filialit Ledo sh.p.k (“Ledo Kos’’), me adresë në Obiliq-Milloshevë, Kosovë, me Nr.të regjistrit 810385668, me aktivitet shitja e akulloreve dhe ushqimet e ngrira.
Blerësi:
Nomad Foodes Europe Limited, Kompani e inkorporuar në Angli dhe Uells më Nr. e kompanisë 05879466 dhe që ka zyrën e saj të regjistruar në 1 New Square, Bedfont Lakes Business Park, Feltham, Middlesex, Angli TW148HA, me aktivitet shitjen dhe prodhimin e ushqimeve të ngrira në Europë dhe më gjerë.
Autoriteti, fton palët e interesuara të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar. Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, me Adresë Rr. Migjeni kati VI [ish objekti i bankës së Lubjanës] Nr tel :+381 /0/ 38 200 10982, apo në email adresën: info.konkurrenca@rks-gov.net, në afatin prej 15 ditëve nga dita e publikimit në webfaqe të AKK-së.