1930 - Lajmi_single | Autoriteti Kosovar i Konkurrences

Njoftim për Përqendrim

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, mbështetur në nenin 13, 15, 19.5, të  Ligjit Nr. 03/L-229  për Mbrojtjen e Konkurrencës, 07 Tetor 2010,Udhezimit Administrativ 06/2012 Për Mënyrën e Paraqitjes së Kerkesës dhe Kriteret për Konstatimin e Përqendrimit të Ndërmarrjeve Gazeta Zyrtare Nr. 88/25 Nëntor 2010,  shpallë këtë :

 

NJOFTIM I PËRQËNDRIMIT

 

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës me datë; 15.04.2021, ka pranuar kërkesën lidhur me njoftimin për Përqendrim të ndërmarrjeve, ndërmjet kompanive; Trio Net O.P (Shitës) dhe IPKO Telecommunications LL.C, si (Blerës),

IPKO Telecommunications LL.C dhe Trio Net O.P, nga viti 2019 kanë lidhur marrëveshje bashkëpunimi për shpërndarjen e pakove të televizionit Digjital të IPKO-s

Njoftimi për përqendrim është i bazuar në ‘’Marrëveshjen për Transferimin e Përdoruesve të Fundit për Sherbimet e internetit dhe Televizionit Digjital, të dt.03.03.2021’’ si dhe në  ‘’Marrëveshjen për shitblerjen e Aseteve të dt 03.03.2021’’

Shitësi:

Trio Net O.P më Nr. të regjistrimit të biznesit 71057186, dhe më numër unik identifikues 811143156 dhe me adresë të regjistruar në Rugovë, Gjakovë, Kosovë. Aktivitetet e biznesit të Trio Net O.P. (Shitës), bazuar në regjistrin pranë Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK), janë si në vijim: Aktiviteti i telekomunikimit kabllor, Tregtia më pakicë e mallrave të tjera të reja, në dyqane të specializura, etj.

Blerësi:

IPKO është shoqëri më përgjegjësi të kufizura më Nr.të regjistrimit të biznesit 70064420, Nr. fiskal 600178893 dhe më Nr. unik identifikues 810485301 adresa në lagjen Ulpiana, Rruga:  Zija Shemsiu Nr. 34.10000 Prishtinë

IPKO është  kompani e telekomunikimit  në  Republikën e Kosovës, e themeluar më 1999, Aktivitetet  e biznesit të IPKO–së., bazuar në regjistrin pranë Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK), janë si në vijim. Aktiviteti i telekomunikimit kabllor, Tregtija më pakicë e paisjeve elektro–shtepijake në dyqanet e specializuara, Hulumtimi i tregut (sondazhet), etj. 

Autoriteti, fton palët e interesuara të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar. Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit  Kosovar të Konkurrencës, me Adresë Rr. Migjeni kati VI [ish objekti i bankës së Lubjanës] Nr.tel:+381 /0/ 38 200 10982, apo në  email adresën: info.konkurrenca@rks-gov.net, në afatin prej 15 ditëve nga dita e publikimit në webfaqe të AKK-së.

  • Share