Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, ka mbajtur më 17 maj një ligjëratë për studentët e Universitetit Haxhi Zeka në Pejë.
Në ligjëratën për studentët e Fakultetit Juridik, niveli Master, Prestreshi ka prezantuar për ligjin dhe politikat e konkurrencës, punët e AKK-së viteve të fundit si dhe ka sqaruar disa prej rasteve të rëndësishme që janë trajtuar nga AKK.Në këtë vizitë, Prestreshi ka qenë i shoqëruar nga Inspektori Hetues, Adrian Mustafa, i cili po ashtu ka ndarë përvojën e tij të punës në AKK para studentëve të këtij universiteti.Kohëve të fundit, Autoriteti i Konkurrencës ka shtuar angazhimet për të avokuar në sferën akademike. Më konkretisht, AKK ka nënshkruar këtë vit memorandume me dy kolegje private për të përfshirë një lëndë për konkurrencën në kurrikulat studimore të tyre.
Gjithashtu, ligjërata të ngjashme janë zhvilluar edhe në të kaluarën.