Një trajnim lidhur me zbatimit e ligjit dhe politikave të konkurrencës në sektorin bankar dhe të shërbimeve financiare u mbajt më 1 dhe 2 qershor për zyrtarët e Autoritetit të Konkurrencës të Kosovës (AKK) dhe të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) .
Qëllimi i këtij trajnimi - i organizuar në bashkëpunim me Projektin “Mbështetja e BE-së për Autoritetin Kosovar të Konkurrencës dhe Komisionin e Ndihmës Shtetërore – ishte përftimi i ekspertizë në këtë fushë përmes ekspertëve të angazhuar nga Projekti. Gjithashtu, përmes kësaj ngjarjeje, është synuar që të promovohet një bashkëpunim më i thellë mes AKK-së dhe këtij rregullatori të rëndësishëm sektorial.
Kryetari i AKK-së, z. Valon Prestreshi, tha në fjalën e tij hyrëse se megjithëse ata kanë bashkëpunuar me BQK-në edhe në të kaluarën, kjo punëtori ishte veçanërisht e rëndësishme sepse AKK-ja synon të kryejë një studim të tregut mbi shërbimet bankare dhe financiare.
Ai shtoi se “ky është një nga sektorët më të rëndësishëm në vend. Prandaj ne jemi shumë të interesuar të sigurohemi që ekziston një konkurrencë e shëndetshme midis operatorëve të këtij tregu, që është thelbësore për një zhvillim të qëndrueshëm të sektorit “.
Zëvendësguvernatori i Bankës Qendrore, Z. Sokol Havolli, falënderoi AKK-në dhe Projektin për organizimin e këtij trajnimi. Ai tha se konkurrenca në sektorin bankar në Kosovë është duke u rritur në vazhdimësia dhe se kjo është reflektuar edhe në norma më të vogla të interesit gjatë viteve të fundit. Në këtë kontekst, ai tha se Banka Qendrore do të vazhdojë të zbatojë politika që nxisin maksimalisht konkurrencën e ndershme në sektorin bankar por edhe në segmente të tjera. Në lidhje me sektorin e sigurimeve, ai vuri në dukje se BQK dhe AKK kanë bashkëpunuar në fushën e sigurimeve të automjeteve dhe se BQK-ja po bën përpjekje në drejtim të liberalizimit të këtij tregu.
Drejtuesi i Ekipit të Projektit, Dr Eugene Stuart, tha se: “ndërkombëtarisht, vetëm disa sektorë kanë tërhequr më shumë vëmendje nga autoritetet e konkurrencës në vitet e fundit sesa sektori financiar. Projekti shpreson që ky seminar dy-ditorë do të ndihmojë të dy autoritetet të kenë një mirëkuptim më të plotë dhe të ndërsjellë të mënyrës se si zbatohet ligji i konkurrencës në përgjithësi në sektorin e shërbimeve bankare dhe financiare dhe posaçërisht në lidhje me çështjet e veçanta që mund të lindin në atë sektor”.
Trajnimi u zhvillua nga ekspertët e Projektit, Profesor Michael Saller dhe Z. Daniel Colgan, të cilët prezantuan tema të ndryshme në lidhje me politikën e konkurrencës dhe zbatimin në tregjet bankare dhe të sigurimeve bazuar në ligjin e BE-së.