Prishtinë 24.06.2021
Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, mbështetur në nenin 13, 15, 19.5, të Ligjit Nr. 03/L-229 datë për Mbrojtjen e Konkurrencës, 07 Tetor 2010,Udhezimit Administrativ 06/2012 Për Mënyrën e Paraqitjes së Kerkesës dhe Kriteret për Konstatimin e Përqendrimit të Ndërmarrjeve Gazeta Zyrtare nr. 88/25 Nëntor 2010, shpallë këtë :
NJOFTIM I PËRQËNDRIMIT
Autoriteti Kosovar i Konkurrencës me datë; 28.05.2021, ka pranuar kërkesën lidhur me njoftimin për Përqendrim të ndërmarrjeve Grand Automotive LLP (shitës) dhe INER SHPK (blerës), të realizuara përmes shitjes dhe transferimit të 50% të aksioneve të Kosova Motors J.S.C
Njoftimi për Përqendrim i realizuar ndërmjet subjekteve Grand Automotive LLP si (shitës) dhe INER SHPK (blerës).
Shitësi Grand Automotive LLP që zotëron 100% të kapitalit të Kosova Motors J.S.C, ka lidhur Marrvëveshje për Blerje të Aksionëve me INER SHPK, me anë të së cilës shet dhe transferon 50% të aksioneve të kapitalit të Kosova Motors J.S.C tek INER SHPK.
Shitësi:
Grand Automotive LLP, është Partneritet me Përgjegjësi të Kufizuara, me Nr. biznesi 550215719, dhe me adresë në Taavura Building 6th Floor 2 Hachazon Street, Ramleh72102, Israel..
Blerësi:
INER SHPK, Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuara, me Nr. Biznesi J81917002H, dhe adresë biznesi Rruga “Perlat Rexhepi” Nd.1, H. 14, Ap. 7, Njesia Bashkiake Nr. 5, Kodi Postar 1019, Tirana, Albania.
Autoriteti fton palët e interesuara të shprehin opinionet e tyre për transaksionin
e njoftuar. Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, me Adresë Rr. Migjeni kati VI [ish objekti i bankës së Lubjanës] Nr tel :+381 /0/ 38 200 10982, apo në email adresën: info.konkurrenca@rks-gov.net, në afatin prej 15 ditëve nga dita e publikimit në webfaqe, të AKK-së.