Prishtinë 29.06.2021
Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, mbështetur në nenin 13,15,19.5, të Ligjit Nr. 03/L-229 datë për Mbrojtjen e Konkurrencës, 07 Tetor 2010,Udhezimit Administrativ 06/2012 Për Mënyrën e Paraqitjes së Kërkesës dhe Kriteret për Konstatimin e Përqendrimit të Ndërmarrjeve Gazeta Zyrtare nr. 88/25 Nëntor 2010, shpallë këtë :
NJOFTIM I PËRQËNDRIMIT
Autoriteti Kosovar i Konkurrencës me datë; 02.06.2021, ka pranuar kërkesën lidhur me njoftimin për Përqendrim të ndërmarrjeve DOO ERKOVIQ (shitës) dhe BIMAL d.d Brçko distrikt BiH (blerës), të realizuar përmes shitjes dhe transferimit të 66.67% të aksioneve të BIMAL d.d Brçko distrikt BiH
Njoftimi për Përqendrim i realizuar ndërmjet subjekteve DOO ERKOVIQ si (shitës) dhe BIMAL d.d Brçko distrikt BiH (blerës).
Shitësi - DOO ERKOVIQ – Ndërmarrje, prodhuese, tregti dhe shërbime, me seli në rrugën Novisadska numër 163.Becaj, Serbi, numri i regjistrimit: 08677921 dhe NIT 100263453, Veprimtaria: Tregtia me shumicë më drithëra për kafshë .
Blerësi - BIMAL d.d Brçko distrikt BiH , Shoqëri aksionare për prodhimin e vajit, më seli në Bijeljinska numër 9 Berçko distrikt BiH, Bosnjë dhe Hercegovinë, më numër të regjistrimit 1-323 dhe NUI 4600029240002, veprimtaria, prodhimi i vajit dhe yndyrës,
Shitësi DOO ERKOVIQ si pronarë i 100% i kompanisë së re SPV si (shitës), shet dhe transferon 66.67% të aksioneve tek BIMAL d.d Brçko distrikt BiH e cila blen ose fiton të drejtat e pronësisë – aksionet në Kompaninë e re SPV, për një çmim të përcaktuar. Pjesa e mbetur prej 33.33% të aksioneve në shoqërinë e ardhshme SPV blihen nga personi fizik Veselin Erkoviq.
Autoriteti fton palët e interesuara të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.
Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, me adresë Rr. Migjeni kati VI [ish objekti i bankës së Lubjanës] Nr. tel :+381 /0/ 38 200 10973, apo në emali adresën: info.konkurrenca@rks-gov.net, në afatin prej 15 ditëve nga dita e publikimit në webfaqe, të AKK-së.