1949 - Lajmi_single | Autoriteti Kosovar i Konkurrences

NJOFTIM I PËRQËNDRIMIT

Prishtinë, 23.06.2021

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, mbështetur në nenin 13, 15, 19 paragrafi 5,  të  Ligjit Nr. 03/L-229 për Mbrojtjen e Konkurrencës, datë 07 Tetor 2010, Udhëzimit Administrativ 06/2012 Për Mënyrën e Paraqitjes së Kërkesës dhe Kriteret për Konstatimin e Përqendrimit të Ndërmarrjeve, Gazeta Zyrtare nr. 88/25 Nëntor 2010,  shpallë këtë:

NJOFTIM I PËRQËNDRIMIT

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, datë 15.07.2021, ka pranuar kërkesën Nr.prot.224/21-01/H lidhur me njoftimin për Përqendrimin e ndërmarrjeve, Supratuc 2020 S.L.(shitës)  është ne  pronësi të NEWCOBECO,S.A.U me 100% të aksioneve para përqendrimit. Kompania. Supratuc 2020 S.L (shitës) ka realizuara përmes shitjes dhe transferimit të 50% të aksioneve të kompania EP Corporate Group a,s (referuar gjithashtu si EPCG) (blerëse) Kompania EPCG - është prezentë në Kosovë përmes Gjirafa Kosova  L.L.C, më numër unik identifikues 810123860 dhe  Gjirafa Inc,  me numër unik identifikues 810840307 me adrës Magjistralja Prishtinë Ferizaj, Km i 6 Graçanice Prishtinë 10000, të dy shoqeritë operojnë një motor kërkimi (“search engine”) në gjuhen shqipe: video, lajmë, marketing, dhe një platformë të tregtisë elektronike (“e-commerce”)

Shitësi: Supratuc 2020 S.L. është shoqëri aksionare me numër të biznesit B2800399 më adresë Barrio San Agustín, s/n 48230 Elorrio, është shoqëri holldingu Spanjolle, Veprimtaria e shoqërisë shitja me pakicë e ushqimeve dhe produkteve të përafërta me to.

Blerësi:

1.EP Corporate Group a,s (referuar gjithashtu si “EPCG”) është shoqëri aksionare më numër  të regjistrit 08649197 më adresë, Paŕiźská 130/26, Josefov 110 00 Pragë 1, Republika Çeke.Veprimtaria e shoqërisë; aktive kryesisht në energji, infrastrukturë, tregti elektronike dhe media.

2. E-Commerc and Media Investments a.s (referuar gjithashtu si “ECMI”) është shoqëri aksionare, numri i biznesit 08804095 më adresë Sokolovská 700/113a, 186 00 Pragë 8, Republika  Çeke Veprimtaria e shoqërisë, aktive kryesisht në sektorin e mediave dhe tregtisë elektronike.

Autoriteti fton palët e interesuara të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar. Opinionet mund të dërgohen në Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, më Adresë  Rr. Migjeni. kati VI Nr.tel: +381/0/3820010973, apo në emali adresën: info.konkurrenca@rks-gov.net, në afatin prej 15 ditëve nga dita e publikimit në webfaqe të AKK-së.

 

 

  • Share