Prishtinë 06.08.2021
Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, mbështetur në nenin 13, 15, 19.5, të Ligjit Nr. 03/L-229 datë për Mbrojtjen e Konkurrencës, 07 Tetor 2010,Udhezimit Administrativ 06/2012 Për Mënyrën e Paraqitjes së Kerkesës dhe Kriteret për Konstatimin e Përqendrimit të Ndërmarrjeve Gazeta Zyrtare nr. 88/25 Nëntor 2010, shpallë këtë :
NJOFTIM I PËRQËNDRIMIT
Autoriteti Kosovar i Konkurrencës me datë; 23.07.2021, ka pranuar kërkesën lidhur me njoftimin për Përqendrim të ndërmarrjeve QENDRA DIAGNOSTIKE VILA BOGATIN SH.P.K (blerës) dhe NEUROEDINA SH.P.K (shitës), të realizuara përmes shitjes dhe transferimit të 100% të aksioneve.
Njoftimi për Përqendrim është i bazuar në Marrëveshjen për Shitblerjen e Aksionëve të lidhur me datë 16.06.2021 ndërmjet ndërmarrjeve QENDRA DIAGNOSTIKE VILA BOGATIN SH.P.K si dhe NEUROEDINA SH.P.K, mbi bazën e të cilit blerësi do të fitoj kontrollin e 100% të aksionëve mbi kompanin e synuar VILA BOGATIN SH.P.K.
Shitësi:
NEUROEDINA SH.P.K, është klinikë private për Neurologji dhe Diagnostikë EMG që operon në sektorin shëndetësor në Republikën e Sllovenisë, me adresë; Kandijska cesta 4, 8000 Novo mesto, Slloveni, dhe me Nr.të biznesit 2301644000.
Blerësi:
QENDRA DIAGNOSTIKE VILA BOGATIN SH.P.K është qendër diagnostike e cila mirret kryesishtë me shërbime shëndetësore si; gastroentrologji, urologji, kardiologji, ortopedi, diagnostifikim me rreze X dhe ultratinguj, alergologji, tireologji, dermatologji, gjinekologji otorinolaringologji etj, me adresë në Pod Skalo 4, 4260 Bled, Slloveni, dhe me Nr. të biznesit 5690366000.
2. Autoriteti fton palët e interesuara të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar. Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, me Adresë Rr. Migjeni kati VI [ish objekti i bankës së Lubjanës] Nr tel :+381 /0/ 38 200 10982, apo në email adresën: info.konkurrenca@rks-gov.net, në afatin prej 15 ditëve nga dita e publikimit në webfaqe të AKK-së.