1951 - Lajmi_single | Autoriteti Kosovar i Konkurrences

NJOFTIM I PËRQËNDRIMIT

Prishtinë 06.08.2021

 

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, mbështetur në nenin 13, 15, 19.5,  të  Ligjit Nr. 03/L-229 datë  për Mbrojtjen e Konkurrencës, 07 Tetor 2010,Udhezimit Administrativ 06/2012 Për Mënyrën e Paraqitjes së Kerkesës dhe Kriteret për Konstatimin e Përqendrimit të Ndërmarrjeve Gazeta Zyrtare nr. 88/25 Nëntor 2010,  shpallë këtë :

 

 NJOFTIM I PËRQËNDRIMIT

 

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës me datë; 23.07.2021, ka pranuar kërkesën lidhur me njoftimin për Përqendrim të ndërmarrjeve QENDRA DIAGNOSTIKE VILA BOGATIN SH.P.K, dhe ALFI PE SHPK, FONDI I VEQANT I INVESTIMEVE, K.D. (blerësit) si dhe SHOQËRIA EKONOMIKE MTD&T PËR DIAGNOSTIKË MJEKËSORE, TERAPI DHE TEKNOLOGJI SH.P.K, dhe SHUBIQ – DIABETOLOGJIA SH.P.K. (shitësit), të realizuara përmes shitblerjes së aksionëve.

Njoftimi për Përqendrim është i bazuar në Marrëveshjen për Shitblerjen e Aksionëve të me të cilën DC BLED i fiton dy aksione prej 10,60%, dhe ALFI PE SIS dy aksione prej 20,40% në kapitalin themelor të MDT&T, ndërsa  20% e kapitalit në kapitalin bazë të shoqërisë mbetet në pronësi të shitësit, DC BLED dhe ALFI PE SIS i fitojnë 100% të të drejtave  të votës në MDT%T, përkatësisht DC BLED 49%, kurse  ALFI PE SIS 51% të drejtave të votës.

Shitësit:

1. SHOQËRIA EKONOMIKE MTD&T PËR DIAGNOSTIKË MJEKËSORE, TERAPI DHE TEKNOLOGJI SH.P.K, është qendër diagnostike në fushën e diagnostifikimit radiologjik të imazheve MR, rreze X dhe diagnostifikimi me ultratinguj, me adresë në; Lavriceva 1, 2000 Maribor, Slloveni  dhe Nr. Të biznesit 5617758000.

2. SHUBIQ – DIABETOLOGJIA SH.P.K, është qendër diagnostike e cila ofron shërbime në fushën e diabetologjisë, me adresë në; Lavriceva 1, 2000 Maribor, Slloveni, dhe Nr. Të biznesit 2147637000.

Blerësit:

1. QENDRA DIAGNOSTIKE VILA BOGATIN SH.P.K, është qendër diagnostike e cila mirret kryesishtë me shërbime shëndetësore si; gastroentrologji, urologji, kardiologji, ortopedi, diagnostifikim me rreze X  dhe ultratinguj, alergologji, tireologji, dermatologji, gjinekologji otorinolaringologji etj, me  adresë në Pod Skalo 4, 4260 Bled, Slloveni, dhe me Nr. të biznesit ;5690366000,

2. ALFI PE SHPK, FONDI I VEQANT I INVESTIMEVE, K.D. i cili merret  me fondet e mirëbesimit  (trusts), fondeve për investim dhe fondeve të ngjashme financiare (private equity), me adresë Verovskova 55A, 1000 Lubjanë, Slloveni, dhe me Nr. të biznesit; 8424144000.

2.  Autoriteti fton palët e interesuara të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar. Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit  Kosovar të Konkurrencës, me Adresë Rr. Migjeni kati VI [ish objekti i bankës së Lubjanës] Nr tel :+381 /0/ 38 200 10982, apo në  email adresën: info.konkurrenca@rks-gov.net, në afatin prej 15 ditëve nga dita e publikimit në webfaqe të AKK-së.

  • Share