Datë : 14.09.2021
Prishtinë
Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, mbështetur në nenin 13, 15, 19.5, të Ligjit Nr. 03/L-229 për Mbrojtjen e Konkurrencës, 07 Tetor 2010,Udhezimit Administrativ 06/2012 Për Mënyrën e Paraqitjes së Kerkesës dhe Kriteret për Konstatimin e Përqendrimit të Ndërmarrjeve Gazeta Zyrtare Nr. 88/25 Nëntor 2010, shpallë këtë :
NJOFTIM I PËRQËNDRIMIT
Autoriteti Kosovar i Konkurrencës me datë 20.08.2021 me nr. protokolli 246/21-01/H, ka pranuar kërkesën lidhur me Njoftimin për Përqendrim nga Allied Beverages Adriatic d.o.o Beugrad–Zemun, (blerës) për fitimin e kontrollit të drejtpërdrejt mbi Društvo za proizvodnju, trgovinu i uslug. Andjelkovič al d.o.o Beograd, Vinč (shitës ).
Allied Beverages Adriatic d.o.o Beograd – Zemun dhe/mbi Društvo za proizvodnju, trgovinu i uslug. Andjelkovič al d.o.o Beograd, Vinč, kjo ndërmarrje është nën kontrollin ekskluziv të Zt. Zoran Angjellkoviq shtetas i Republikës së Serbisë, me nr. të identifikimit 0506964972010 dhe adrës në Profesora Vasiča Nr.107,11351 Vinč Beograd, Serbi.
Njoftimi për përqendrim është i bazuar në Marrëveshje për Shitblerjen e Aksione, të lidhur datë 13 Korrik 2021 në mes të ndërmarrjeve: Allied Beverages Adriatic d.o.o Beugrad (ABA), e cila qe do të blej 100% të aksioneve në kapitalin aksionar të Društvo za proizvodnju, trgovinu i uslug. Andjelkovič al d.o.o Beograd, Vinč.
Shitësi:
Društvo za proizvodnju, trgovinu i uslug. Andjelkovič al d.o.o Beograd, Vinč, është shoqëri më përgjithësi të kufizuar më nr. të regjistrimit të biznesit 17485962, dhe me adresë në Vinč. Aktivitetet e biznesit janë; prodhimi i pllakëzave të plastikes, fletëzave, tubave dhe profileve.
Blerësi:
Allied Beverages Adriatic d.o.o Beugrad – Zemun, është shoqëri më përgjegjësi të kufizura më nr. të regjistrimit të biznesit 21357472, me adresa të regjistruar ne Batajnički drum 18, Beugrad, Serbi. Aktivitetet e biznesit janë; prodhimi i pijeve freskuese, uje mineral dhe ujra tjera në shishe.
Autoriteti, fton palët e interesuara të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar. Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, me Adresë Rr. Migjeni kati VI [ish objekti i bankës së Lubjanës] Nr.tel:+381 /0/ 38 200 10982, apo në email adresën: info.konkurrenca@rks-gov.net, në afatin prej 15 ditëve nga dita e publikimit në webfaqe të AKK-së.