1955 - Lajmi_single | Autoriteti Kosovar i Konkurrences

NJOFTIM I PËRQËNDRIMIT

Datë : 22.09.2021 
Prishtinë

 

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, mbështetur në nenin 13, 15, 19.5, të  Ligjit Nr. 03/L-229  për Mbrojtjen e Konkurrencës, 07 Tetor 2010,Udhezimit Administrativ 06/2012 Për Mënyrën e Paraqitjes së Kerkesës dhe Kriteret për Konstatimin e Përqendrimit të Ndërmarrjeve Gazeta Zyrtare Nr. 88/25 Nëntor 2010,  shpallë këtë :

NJOFTIM I PËRQËNDRIMIT

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës me datë 03.09.2021 me nr. protokolli 248/21-11/H, ka pranuar kërkesën lidhur me Njoftimin për Përqendrim nga Raiffesisen Bank a.d Beograd  (blerës) dhe Credit Agricole S.a (shitës ), për blerje të aksionëve mbi Credit Agricole Bank Srbija ad Novi Sad dhe filialet e saj, CA Leasing Srbija d.o.o Beograd.

Njoftimi për Përqendrim është i bazuar në  Marrëveshje për Shitblerjen e Aksione, të lidhur datë 5 gusht 2021 në mes të Credit Agricole si shitës dhe Raiffesisen Bank si blerës, në bazë të së cilës Blerësi do të bëhet zotërues i 100% të aksionëve të Credit Agricole Bank Srbija ad Novi Sad dhe filialet e saj, CA Leasing Srbija d.o.o Beograd, duke fituar kontrollin e drejtpërdrejtë mbi targetin, si dhe kontrollin e vetëm e jo të drejtpërdrejtë mbi Filialin e tij, si rezultat i të cilit, të dy etnitetet do të bëhen pjesë e Raiffesisen Bank International Group (RBI Group).

Shitësi:

Credit Agricole S.a, është një shoqëri me ofertë publike të kufizuar (Societe Anonyme) e organizuar sipas Ligjeve të Francës, me seli në Montrouge, Francë me zyren e saj të regjistruar në adresë 12. Place des Etats-Unis, 92127 Montrouge Cedex, Francë, dhe e regjistruar në regjistrin tregtar të shoqërive të Nanterre me Nr. 784 608 416. Aktivitete e saj janë;  aktivitete tregtare në sektorin financiar dhe bankar, nëpërmjet filialeve të saj në gjithë botën.

Blerësi:

Raiffesisen Bank a.d Beograd  është shoqëri aksionare e themeluar sipas Ligjeve të Republikës së Serbisë, me seli në adresë Dorda Stanojevica 16, 11000 Beograd, dhe e regjistruar në BRA me Nr. 17335600. Blerësi  është pjesë e Raiffesisen Bank International Group (RBI Group). Aktivitetet e saj janë; shërbime bankare dhe financiare universale përmes filialeve në Europën Qendrore dhe Lindore, RBI Group është aktive në Kosovë, ku operon përmes filialeve të tij Raiffeisen Bank Kosovë Sha dhe Raiffeisen Leasing Shpk.

Targeti;

Credit Agricole Bank Srbija ad Novi Sad është shoqëri aksionare (jo me ofertë publike), e organizuar sipas Ligjeve të Serbisë, me seli në Novi Sad, Serbi, dhe zyrë të regjistruar në adresë Brace Ribnikar, 4-6 21000 Novi Sad, Serbi, e regjistruar në Regjistrin e Bizneseve me Nr. 08277931. Aktivitetet e saj janë; veprimtari tregtare bankare, sipas ligjeve të Republikës së Serbisë.

Autoriteti, fton palët e interesuara të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar. Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit  Kosovar të Konkurrencës, me Adresë Rr. Migjeni kati VI [ish objekti i bankës së Lubjanës] Nr.tel:+381 /0/ 38 200 10982, apo në  email adresën: info.konkurrenca@rks-gov.net, në afatin prej 15 ditëve nga dita e publikimit në webfaqe të AKK-së.

  • Share