1956 - Lajmi_single | Autoriteti Kosovar i Konkurrences

NJOFTIM I PËRQËNDRIMIT

 

  Prishtinë  29.09.2021

 

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, mbështetur në nenin 13, 15, 19.5, të  Ligjit Nr. 03/L-229  për Mbrojtjen e Konkurrencës, 07 Tetor 2010,Udhezimit Administrativ 06/2012 Për Mënyrën e Paraqitjes së Kerkesës dhe Kriteret për Konstatimin e Përqendrimit të Ndërmarrjeve Gazeta Zyrtare Nr. 88/25 Nëntor 2010,  shpallë këtë :

 

NJOFTIM I PËRQËNDRIMIT

 

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës me datë 27.09.2021 me nr. protokolli 259/21-11/H, ka pranuar kërkesë lidhur me Njoftimin për Përqendrim nga IPKO Telecommunications L.L.C. (blerës) dhe Vision TV (shitës ), të realizuar mbi bazën e bartjes së të drejtave/ kontratave si dhe shitblerje të aseteve.

Njoftimi për Përqendrim është i bazuar në  Marrëveshje për Transferimin e Përdorueseve të Fundit për Shërbimet e Internetit dhe Televizionit Digjital, e lidhur me datë 21.09.2021, si dhe në Marrëveshjen për Shitblerje të Aseteve, të datës 21.09.2021, të lidhur ndërmjet IPKO Telecommunications L.L.C dhe Vision TV.

Shitësi:

Vision TV, është operator i licensuar nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, me adresë në Rr. Zahir Pajaziti, Podujev, dhe Nr. të regjistrimit 810775033. Aktivitetet e biznesit janë; Aktivitete e telekomunikimit kabllor. Publikimi i softuerëve të tjerë. Aktivitetet e transmetimit të programeve televizive. Teknologjia tjetër informmative dhe aktivitetet shërbyese kompjuterike. Përpunimi i të dhënave, hostimi informacioneve dhe aktivitetet e lidhura me to. Aktivitete e paketimit (ambalazhimit). Riparimi i kompjuterëve dhe paisjeve periferike.

Blerësi:

IPKO Telecommunications L.L.C.është shoqëri më përgjegjësi të kufizura më Nr. të regjistrimit të biznesit 810485301, me adresa në Rr. Zija Shemsiu me Nr. 34, 1000 Prishtinë. Aktivitetet e biznesit janë; Aktivitete e telekomunikimit kabllor. Tregtia e pakicë e paisjeve elektro-shtëpiake në dyqane të specializuara. Hulumtimi i tregut dhe matja e opinionit publik (sondazhet). Kërkime dhe zhvillime të tjera eksperimentale në shkencat natyrore dhe inxhineri. Kërkimi dhe zhvillimi eksperimental në shkencat shoqërore dhe humane. Instalime të tjera ndërtimore. Tregtia me shumicë e pajisjeve të tjera të zyreve. Tregtia me shumicë jo e specializuar. Tregtia me pakicë e mallrave të tjera të reja, në dyqane të specializuara.

 

Autoriteti, fton palët e interesuara të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar. Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit  Kosovar të Konkurrencës, me Adresë Rr. Migjeni kati VI [ish objekti i bankës së Lubjanës] Nr.tel:+381 /0/ 38 200 10982, apo në  email adresën: info.konkurrenca@rks-gov.net, në afatin prej 15 ditëve nga dita e publikimit në webfaqe të AKK-së.

  • Share