1963 - Lajmi_single | Autoriteti Kosovar i Konkurrences

Publikohet fjalor terminologjik për Ligjin dhe Politikat e Konkurrencës

Marrë parasysh kompleksitetin e Ligjit dhe Politikave të Konkurrencës, ekspertët e Projektit “Mbështetja e BE-së për Autoritetin Kosovar të Konkurrencës dhe Komisionin e Ndihmës Shtetërore”, përfitues kryesor i të cilit është AKK, kanë përgatitur një fjalor terminologjik për këtë fushë, që mbulon shprehjet specifike dhe ofron shënime shpjeguese për lexuesit në Kosovë.  

Përveç shprehjeve të nxjerra nga instrumentet ligjore (legjislacion primar dhe sekondar) ose praktikat gjyqësore, fjalori përfshinë edhe shprehje që janë në përdorim të zakonshëm në lidhje me analizën ekonomike në rastet e rëndësishme të konkurrencës në Bashkimin Evropian dhe nga organizata të ndryshme ndërkombëtare, të tilla si Rrjeti i Konkurrencës Ndërkombëtare, Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), Shoqata e Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) dhe Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin (UNCTAD).

Ky fjalor mund t’u shërbejë palëve të ndryshme të interesit, siç janë vetë zyrtarëve të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, rregullatorëve sektorialë, komunitetit të biznesit, avokatëve e gjykatave.

Projekti që ka përgatitur fjalorin financohet nga Bashkimi Evropian, ka filluar së zbatuari në janar të vitit 2019 dhe ndër tjerash, synon që të përafrojë legjislacionin kosovar të konkurrencës dhe ndihmës shtetërore me rregullat e BE-së, si dhe të ofrojë përkrahje në një gamë të gjerë fushash për Autoritetin Kosovar të Konkurrencës, Komisionin e Ndihmës Shtetërore dhe Departamentin e Ndihmës Shtetërore, si përfitues të projektit
(Më shumë rreth projektit:
http://eufaircompetition-kosovo.org/)

Fjalorin e gjeni në vegzen Rreth nesh - Linqet.

  • Share