1966 - Lajmi_single | Autoriteti Kosovar i Konkurrences

NJOFTIM I PËRQËNDRIMIT

Datë : 15.03.2022

Prishtinë

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, bazuar në nenin 13, 15, 19.5, të Ligjit Nr. 03/L-229 për Mbrojtjen e Konkurrencës, 07 Tetor 2010, Udhezimit Administrativ 06/2012 Për Mënyrën e Paraqitjes së Kerkesës dhe Kriteret për Konstatimin e Përqendrimit të Ndërmarrjeve Gazeta Zyrtare Nr. 88/25 Nëntor 2010, shpallë këtë : NJOFTIM I PËRQËNDRIMIT.

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës me datë 07.03.2022 me Nr.Protokolit. 86/22-01/H, ka pranuar kërkesën lidhur me Njoftimin për Përqendrim, nga Nova Ljubjanska Banka d,d, (blerës) për fitimin e kontrollit mbi Sberbank d.d. (shitës ). Njoftimi për përqendrim është i bazuar në Vendimin/vlerësimin e Bankës Qendrore Evropiane, Bordit Unik Vendimarrës (Single Resolution Board) i cili vendosi që me 28 Shkurt 2022, që Sberbank Europe AG dhe filialet e saj në Kroaci (Sberbank dd) dhe Slloveni (Sberbank dd), të lejoj shitblerjen e biznesit . Blerësi: Nova Ljubjanska Banka d,d, (NLB), me seli në Trg Republike 2, 1000, Lubjana, Slloveni. NLB është shoqëri aksionare dhe një nga institucionet financiare në Republikën e Sllovenisë, e cila ofron një gamë të gjerë shërbimesh bankare, duke përfshirë shërbime të tjera financiare brenda grupit. Shitësi: Sberbank d,d, me seli në Dunajska cesta 128 a, 1000 Ljubjana, Slloveni, është një shoqëri aksionare dhe një bankë që ofron shërbime bankare dhe financiare (me pakicë dhe korporatave). Sberbank është në pronësi të shumicës së Sberbank Europe AG (99,9 përqind e të gjitha aksioneve), e cila ushtron kontrollin e vetëm mbi kompaninë. Autoriteti, fton palët e interesuara të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.

Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, me Adresë Rr. Migjeni kati VI [ish objekti i bankës së Lubjanës] Nr.tel:+381 /0/ 38 200 10982, apo në email adresën: info.konkurrenca@rks-gov.net, në afatin prej 15 ditëve nga dita e publikimit në webfaqe të AKK-së

  • Share