Prishtinë 31.03.2022
Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, mbështetur në nenin 13, 15, 19.5, të Ligjit Nr. 03/L229 datë për Mbrojtjen e Konkurrencës, 07 Tetor 2010,Udhezimit Administrativ 06/2012 Për Mënyrën e Paraqitjes së Kerkesës dhe Kriteret për Konstatimin e Përqendrimit të Ndërmarrjeve Gazeta Zyrtare nr. 88/25 Nëntor 2010, shpallë këtë : NJOFTIM I PËRQËNDRIMIT Autoriteti Kosovar i Konkurrencës me datë; 25.03.2022, dhe Nr.Prot, 111/22-01/H ka pranuar kërkesën lidhur me njoftimin për Përqendrim të ndërmarrjeve Kin and Carta Group Limited (blerës) dhe Melon AD (shitës), të realizuara përmes shitblerjes së aksioneve. Njoftimi për Përqendrim është i bazuar në Marrëveshjen për Shitblerjen e Aksionëve në lidhje me gjithë blerjen e kapitalit aksionat të Melon AD, si dhe filialeve të saj,të lidhur me datë 21.02.2022. Shitësi: Melon AD, i organizuar sipas ligjeve të Republikë së Bullgarisë, me selin në, Rr. Kosta Lulçev nr. 20, kati 3. 1113 Sofia, Bullgari, me Nr. të regjistrimit 200515657. Melon AD është pronare e 51% të aksioneve të Frakton sh.p.k, shoqëri e organizuar sipas ligjeve të Kosovës, me seli Rr. Bekim Fehmiu 10000 Prishtinë, dhe Nr, të biznesit 810867195, e cila do të blihet në mënyr indirekte nga blersi. Blerësi: Kin and Carta Group Limited, është një kompani e inkorporuar sipas ligjeve të Anglisë dhe Uellsit, me seli në; The Spitfire Building, 71 Collier Street, Londër, N1 9BE, Mbretëria e Bashkuar, me Nr. të biznesit 08417677, e cila ushtron veprimtari të konsulences globale të transformimit digjital etj. Autoriteti fton palët e interesuara të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.
Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, me Adresë Rr. Migjeni kati VI [ish objekti i bankës së Lubjanës] Nr tel :+381 /0/ 38 200 10982, apo në email adresën: info.konkurrenca@rks-gov.net, në afatin prej 15 ditëve nga dita e publikimit në webfaqe të AKK-së