1969 - Lajmi_single | Autoriteti Kosovar i Konkurrences

NJOFTIM I PËRQENDRIMIT

Prishtinë 31.03.2022

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, mbështetur në nenin 13, 15, 19.5, të Ligjit Nr. 03/L229 datë për Mbrojtjen e Konkurrencës, 07 Tetor 2010,Udhezimit Administrativ 06/2012 Për Mënyrën e Paraqitjes së Kerkesës dhe Kriteret për Konstatimin e Përqendrimit të Ndërmarrjeve Gazeta Zyrtare nr. 88/25 Nëntor 2010, shpallë këtë : NJOFTIM I PËRQËNDRIMIT Autoriteti Kosovar i Konkurrencës me datë; 24.03.2022, me Nr.Prot. 107/22-01/H ka pranuar kërkesën lidhur me njoftimin për Përqendrim të ndërmarrjes Všeobecná ùverová banka, a.s, për krijin e një ndërmarrje të përbashkët (Joint Venture) tërësisht funksionale (JV). Njoftimi për Përqendrim është i bazuar në Memorandumin e Asocimit të lidhur me datën 13.01.2022 ndërmjet Všeobecná ùverová banka a.s (VUB), Slovenská sporitelńa, Tatra banka, 365,bank dhe Československá obchodna banka, a.s. (ČSOB). Aplikuesi: Všeobecná ùverová banka, a.s, është shoqëri aksionare, me Nr të biznesit 31320155, dhe adresë, Mlynske nivy 1.829 90, Bratisllavë Sllokavi, është bankë tregtare në Sllovaki që ofron një gamë të plotë shërbimesh bankare për qytetarët, klientët e korportave dhe institucioneve. Ndërmarrja e Re JV: e themeluar fillimisht me emrin e biznesit Monilogi s,r.o dhe zyrën e regjistruar në Mlynske nivy 1.829 90, Bratisllavë Sllokavi, e cila do të zotrohet nga Všeobecná ùverová banka me 30% të kapitalit aksionar, Slovenská sporitelna, zotëron 26% të kapitalit aksionar, Československá obchodna banka, zotëron 10% të kapitalit aksionar, Tatra banka zotëron 26 %, 365 bank zotëron 8% të kapitalit aksionar. kjo ndërmarrje është aktive kryesisht në fushën e shërbimeve të parave të gatshme kryesisht në Sllovaki. Autoriteti fton palët e interesuara të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.

Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, me Adresë Rr. Migjeni kati VI [ish objekti i bankës së Lubjanës] Nr tel :+381 /0/ 38 200 10982, apo në email adresën: info.konkurrenca@rks-gov.net, në afatin prej 15 ditëve nga dita e publikimit në webfaqe të AKK-së.

  • Share