28-29 Prill 2022
Më 28 dhe 29 prill 2022, Projekti mbajti modulin e tij të katërt dhe të fundit të serisë së tij të trajnimeve mbi ligjin e konkurrencës për gjyqtarët dhe prokurorët e Kosovës. Në trajnimin dyditor morën pjesë gjyqtarë nga Gjykata e Apelit, Gjykata Themelore e Prishtinës dhe prokurorë nga Prokuroria Themelore e Prishtinës , ndërsa AKK u përfaqësua nga Drejtori i Përgjithshëm i saj dhe Udhëheqësit e Departamenteve dhe Divizioneve të Autoritetit.
Fokusi i modulit të katërt të trajnimit ishte në kërkesat dhe standardet e provave në çështjet e konkurrencës dhe procesin e shqyrtimit gjyqësor të çështjeve të konkurrencës siç praktikohet në Gjykatat Evropiane.
Në fjalën e tij hyrëse, Drejtori i Përgjithshëm i AKK-së, z Sakip Imeri tha se ky trajnim ofroi një mundësi tjetër të shkëlqyer për të promovuar njohuri dhe kuptim më të madh të ligjit dhe politikave të konkurrencës në sistemin gjyqësor në Kosovë. Ai tha se për punën e AKK-së është thelbësore që të ketë gjyqtarë dhe prokurorë të mirëpërgatitur për trajtimin e rasteve të konkurrencës.
Udhëheqësi i ekipit të projektit Dr. Eugene Stuart tha se trajnimi kishte për qëllim të ndihmojë gjyqësorin dhe prokurorinë e Kosovës të fitojnë një kuptim më të plotë dhe njohuri më gjithëpërfshirëse se si ligji i konkurrencës synohet të zbatohet dhe si funksionon në vendet e tjera dhe duke iu referuar veçanërisht ligjit të BE-së.
Trajnimi u mbajt nga dy ekspertë të trajnimit të konkurrencës, z. Fabio Filpo dhe Z. Igor Taccani , i cili prezantoi materiale për tema të ndryshme në lidhje me temat e modulit të katërt dhe disa raste studimore të cilat u diskutuan në detaje nga pjesëmarrësit.
Me përfundimin e këtij trajnimi, Projekti ka mbajtur gjithsej gjashtë seminare trajnuese për gjyqësorin e Kosovës. Gjyqësori i Kosovës nuk kishte marrë më parë ndonjë trajnim për të drejtën e konkurrencës.