1973 - Lajmi_single | Autoriteti Kosovar i Konkurrences

AKK merr pjesë në Konferencën e 21-të Ndërkombëtare për konkurrencën në Berlin

ICN (International Competition Network) është rrjeti kryesor i autoriteteve të konkurrencës në botë, ka 140 anëtarë nga 130 juridiksione. Autoriteti Kosovar i Konkurrencës është anëtar i ICN.

ICN 2022 Berlin është Konferenca e 21-të Ndërkombëtare për Konkurrencën, organizuar nga Bundeskartellamt në Berlin më 4 deri 6 Maj 2022.

Konferenca është një nga ngjarjet më të mëdha dhe më të njohura në botë që merret me çështjet e ligjit të konkurrencës.  

Me këtë rast, krerët e autoriteteve të konkurrencës, avokatë antitrust, akademikë, politikanë, përfaqësues të shquar të kompanive aktive ndërkombëtare dhe pjesëmarrës të tjerë të rangut të lartë mblidhen për të diskutuar çështje aktuale dhe globale të politikës së konkurrencës dhe ligjit të konkurrencës.  

Konferenca trajton kërkesat në rritje të ligjit të konkurrencës nga politikëbërësit, si dhe ndërveprimin midis ligjit të konkurrencës dhe fushave të tjera të ligjit, si mbrojtja e konsumatorit dhe mbrojtja e të dhënave, ekonomia dixhitale, inflacioni, etj. të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimet e përgjithshme ekonomike. Nga Autoriteti Kosovar i Konkurrences marrin pjesë dy përfaqësues: Sakip Imeri - Drejtor i Përgjithshëm dhe z. Bekim Millaku-Drejtor i Departmentit për Mbrojtjen e Tregut.

  • Share