AKK merr pjesë në Seminarin Prezantues të RCC-së për Stafin e Rinj, i cili u mbajtë në datat 16-19 maj 2022 në Budapest, Hungari.
Qendra Rajonale për Konkurrencën OECD-GVH në Budapest (Hungari) (“RCC”) u krijua nga Gazdasági Versenyhivatal (GVH, Autoriteti Hungarez i Konkurrencës) dhe Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) më 16 shkurt 2005 kur një Memorandumi i mirëkuptimit u nënshkrua nga palët.Objektivi kryesor i RCC është të nxisë zhvillimin e politikës së konkurrencës, ligjit të konkurrencës dhe kulturës së konkurrencës në rajonet e Evropës Juglindore, Lindore dhe Qendrore dhe në këtë mënyrë të kontribuojë në rritjen ekonomike dhe prosperitetin në rajonet e përfshira.Objektivi kryesor i këtij seminari është t'i ofrojë stafit të autoriteteve të reja një mundësi të shkëlqyer për të thelluar njohuritë e tyre mbi nocionet dhe procedurat kryesore në zbatimin e ligjit të konkurrencës. Praktikues me përvojë nga vendet e OECD-së do të ndajnë njohuritë e tyre dhe do të angazhohen në shkëmbime të gjalla me pjesëmarrësit mbi kartelet, abuzimin e dominimit dhe bashkimet. Të pranishmit kanë pasur mundësinë të diskutojnë teoritë bazë ligjore dhe ekonomike si dhe çështje procedurale përmes ushtrimeve praktike.