1976 - Lajmi_single | Autoriteti Kosovar i Konkurrences

Shpallje publike

SHPALLJE PUBLIKE

 

për një (1) ekspert të jashtëm në fushën e përzgjedhjes / vlerësimit të burimeve njerëzore nga organizatat e specializuara apo universitetet

 

            Detyrat dhe përgjegjësitë:

            Eksperti i jashtëm do të jetë anëtar i Komisionit të Pranimit dhe do të kryej detyrat e tij, siç janë të përcaktuara në Rregulloren (QRK) nr. 16/2020 për Pranimin dhe Karrierën në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.

 

            Kriteret e kërkuara:

            Aplikantët duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

  • të kenë diplomë universitare të paktën 240 kredi (për edukimin e marrë jashtë vendit duhet të bëhet nostrifikimi i diplomës),
  • të kenë përvojë pune të paktën katër (4) vite në pozita të nivelit drejtues,
  • të mos kenë qenë anëtarë të organeve drejtuese të ndonjë partie politike të paktën pesë (5) vitet e fundit,
  • të kenë integritet moral dhe profesional,
  • të mos kenë qenë të dënuar penalisht për kryerjen e një vepre penale,
  • të mos jenë të punësuar në shërbimin civil, të mos jenë të larguar nga shërbimi civil si rrjedhojë e masave disiplinore dhe të mos kenë masa disiplinore në fuqi.

 

            Pagesa:

            Eksperti i jashtëm paguhet me një pagesë fikse në shumën prej 250.00€ e cila i paguhet për një procedurë të konkurrimit në të cilën është i angazhuar.

 

            Kohëzgjatja e emërimit:

            Kohëzgjatja është 2 (dy) vite.

 

 

 

            Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit:

            Së bashku me aplikacionin kandidatët duhet ti dorëzojnë edhe dokumentacionet si më poshtë:

  • CV-në,
  • Fotokopjen e diplomës të vërtetuar,
  • Fotokopjen e letërnjoftimit,
  • Dëshmitë për përvojën e punës,
  • Dëshminë që nuk është i dënuar për kryerjen e një vepre penale,
  • Deklaratën se nuk ka qenë anëtarë i organeve drejtuese të ndonjë partie politike të paktën pesë (5) vitet e fundit dhe
  • Deklaratën se nuk është i punësuar në shërbimin civil, se nuk është i larguar nga shërbimi civil si rrjedhojë e masave disiplinore dhe të mos ketë masa disiplinore në fuqi.

 

            Organizatat e specializuara mund të aplikojnë përmes postës elektronike dhe dokumentet e kërkuara t’i dorëzojnë në Autoritetin Kosovar të Konkurrencës, rr. “Migjeni”, nr. 21, objekti i ish “Bankës së Lubjanës”, Prishtinë ose t’i dërgojnë në email adresën: ilirjana.zariqi@rks-gov.net

            Organizatat e specializuara duhet t’i ofrojnë për kandidatët e tyre të dhënat e sakta mbi adresën dhe numrin e telefonit kontaktues.

            Për të gjithë të interesuarit ofrohen mundësi të barabarta dhe inkurajojmë organizatat e specializuara që të aplikojnë me kandidatët që i plotësojnë kriteret e shpalljes.

            Shpallja mbetet e hapur nga data 31/05/2022 deri me datë 07/06/2022 në ora 16:00.

            Për informata shtesë ose sqarime mund të kontaktoni në nr. tel: 038-200-10977 ose në    e-mail adresën: ilirjana.zariqi@rks-gov.net si dhe të shikoni legjislacionin primar në linkun: https://gzk.rks-gov.net/.

 

  • Share