Prishtinë 28.06.2022
Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, mbështetur në nenet 11, 13, 17.të Ligjit Nr. 08/L-056 datë për Mbrojtjen e Konkurrencës, të Publikuar në Gazeten Zyrtare, datë,14 Qershor 2022, Udhezimit Administrativ 06/2012 Për Mënyrën e Paraqitjes së Kerkesës dhe Kriteret për Konstatimin e Përqendrimit të Ndërmarrjeve shpallë këtë :
NJOFTIM I PËRQËNDRIMIT
Autoriteti Kosovar i Konkurrencës me datë; 17.06.2022, me Nr.Prot. 172/22-01/H ka pranuar kërkesën lidhur me njoftimin për Përqendrim të ndërmarrjeve Telekom Slovenije, d.d, për blerje të aksioneve mbi Actual I.T.
Njoftimi për Përqendrim është i bazuar në Marrëveshjen për Blerje të Aksioneve të lidhur me datën 28.03.2022 ndërmjet Telekom Slovenije, d.d, dhe Actual I.T.
Blerësi;
Telekom Slovenije, d.d, është kompani e organizuar sipas ligjeve të Republikës të Sllovenisë, me seli në, Cigaletova ulica 15, 1000 Lublanë, Slloveni, me nr. të biznesit 5014018000.
Shitësi;
Actual I.T, informacijske tehnologije d.d, e organizuar sipas ligjeve të Republikës së Sllovenisë, me seli në, Ferrarska ulica 14, 6000 Koper, Capodistria, Slloveni, dhe me nr, të regjistrimit të biznesit 5858534000.
Autoriteti fton palët e interesuara të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar. Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, me Adresë Rr. Migjeni kati VI [ish objekti i bankës së Lubjanës] Nr tel :+381 /0/ 38 200 10982, apo në email adresën: info.konkurrenca@rks-gov.net, në afatin prej 15 ditëve nga dita e publikimit në webfaqe të AKK-së.