Prishtinë 28.06.2022
Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, mbështetur në nenet 11, 13, 17.të Ligjit Nr. 08/L-056 datë për Mbrojtjen e Konkurrencës, të Publikuar në Gazeten Zyrtare, datë,14 Qershor 2022, Udhezimit Administrativ 06/2012 Për Mënyrën e Paraqitjes së Kerkesës dhe Kriteret për Konstatimin e Përqendrimit të Ndërmarrjeve shpallë këtë :
NJOFTIM I PËRQËNDRIMIT
Autoriteti Kosovar i Konkurrencës me datë; 17.06.2022, ka pranuar kërkesën lidhur me njoftimin për Përqendrim të ndërmarrjeve KA Healthcare BV (blerës) dhe Univers-ALB S.A.R.L (shitës), mbi Balkan Alliance Healthcare BV, të realizuara përmes shitjes dhe transferimit të 100% të aksioneve.
Njoftimi për Përqendrim është i bazuar në Marrëveshjen për Shitblerjen e Aksionëve të lidhur me datë 06.06.2021, me të cilen KA Healthcare BV do të fitoj 100% të aksioneve që palët tjera pjesëmarrëse në përqendrim, Univers-ALB S.A.R.L, dhe Z. Allajbeu, zotërojnë në shoqërinë Balkan Alliance Healthcare BV, (BAH).
Blerësi:
KA Healthcare BV, është shoqëri private holandeze me përgjegjësi të kufizuar, me seli në Amsterdam Holandë dhe adresë në Strawinskylaan 1431, 1077XX Amsterdam, me Nr, të Regjistrit Tregtar Holandez 85534587, përfaqësuar nga Dutch Trust Management B.V, KA Healthcare BV është shoqëri holding, pa aktivitete e cila zotëron pjesëmarrje në shoqëri të tjera.
Shitësi:
Univers-ALB S.A.R.L, është shoqëri me përgjegjësi të kufizuar e themeluar sipas ligjeve të Dukatit të Madh të Luksemburgut, me seli në Rue Michel Rodange, 18, L-2430 Luksemburg, dhe i regjistruar në Regjistrin Tregtisë dhe Shoqërive të Luksemburgut me Nr. B138174, Univers-ALB S.A.R.L është shoqëri holding, pa aktivitete e cila zotëron pjesëmarrje në shoqëri të tjera, nga të cilat është edhe në Balkan Alliance Healthcare BV, në të cilën Universal-ALB është ortak mazhoritar dhe zotëron 86.33% të kapitalit të shoqërisë.
Targeti:
Balkan Alliance Healthcare BV, është shoqëri private holandeze me përgjegjësi të kufizuar, me seli në Amsterdam, Holandë dhe adresë në, Basisweg 10, 1043 AP, Amsterdam, dhe Nr. i Regjistrit Tregtar Holandez 85534587.
Z. Allajbeu, një individ, i lindur në Berat, Shqipëri, me 21 prill 1978, me pasaportë Nr. B03724859, është ortak minoritar i shoqërisë dhe ka në pronësi 13.67% të kapitalit të shoqërisë.
2. Autoriteti fton palët e interesuara të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar. Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, me Adresë Rr. Migjeni kati VI [ish objekti i bankës së Lubjanës] Nr tel :+381 /0/ 38 200 10982, apo në email adresën: info.konkurrenca@rks-gov.net, në afatin prej 15 ditëve nga dita e publikimit në webfaqe të AKK-së.