1983 - Lajmi_single | Autoriteti Kosovar i Konkurrences

NJOFTIM I PËRQENDRIMIT

Prishtinë 12.07.2022

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, mbështetur në nenet 11, 13, 17.të  Ligjit Nr. 08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës, të Publikuar në Gazeten Zyrtare, datë,14 Qershor 2022,

Udhezimit Administrativ 06/2012 Për Mënyrën e Paraqitjes së Kerkesës dhe Kriteret për Konstatimin e Përqendrimit të Ndërmarrjeve shpallë këtë :

                                         NJOFTIM I PËRQËNDRIMIT

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës më datë; 24.06.2022, ka pranuar kërkesën me Nr.Prot. 176/22-01/H, lidhur me njoftimin për Përqendrimin e ndërmarrjeve, Yildrim Kosovo Mining Investment LLC (blerësi) dhe NKL Limited (shitësi) për blerje të aksioneve të NewCoFerronikeli Complex LLC.

Njoftimi për Përqendrim, është i bazuar në Marrëveshjen për Blerje të Aksioneve të lidhur me datën 31.05.2022 ndërmjet Yildrim Kosovo Mining Investment LLC dhe NKL Limited.

Blerësi; Yildrim Kosovo Mining Investment LLC, është shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas ligjeve të Republikës të Kosovës, me seli në Rr. Ali Pashë Tepelena, Ivy Residence No.12b, Prishtinë, Kosovë, me numër të biznesit 811933002.

Shitësi; NKL Limited, është shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar dhe e organizuar sipas ligjeve të Mbretërisë së Bashkuar, me seli në Scalpel, kati 18, 52, Lime Street, Londër, Angli, EC3M 7AF dhe me numër të regjistrimit të biznesit 11246593.

Targeti; NewCo Ferronikeli Complex LLC, është shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar dhe e organizuar sipas ligjeve të Republikës se Kosovës, e regjistruar me numër të biznesit 810507444, me zyrë të regjistruar në adresën Drenas, Ferronikeli, Kosovo, si dhe të kontrollit të vetëm indirekt mbi filialin e Target, NewCo Ferronikeli Complex sh.p.k është shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar dhe e organizuar sipas ligjeve të Republikës së Shqipërisë, e regjistruar me nr. të biznesit M01810010D, me zyrë të regjistruar në adresën Rruga Papa Gjon Pali II, Ndërtesa Nr.12, Kati 11-te, Zyra nr.1206, Njësia Bashkiake Nr.2, Tiranë Shqipëri

Autoriteti fton palët e interesuara të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar. Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit  Kosovar të Konkurrencës, me Adresë Rr. Migjeni kati VI [ish objekti i bankës së Lubjanës] Nr tel :+381 /0/ 38 200 10982, apo në  email adresën: info.konkurrenca@rks-gov.net, në afatin prej 15 ditëve nga dita e publikimit në webfaqe të AKK-së.

  • Share