Në funksion të thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional, në një takim të përbashkët të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës (AKK) me Autoritetin Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), u diskutuan çështjet që lidhen me gjendjen e konkurrencës dhe sfidat aktuale në tregun e komunikimeve elektronike, ndikimi i të drejtave ekskluzive në transmetimin e kanaleve me shikueshmëri të lartë në ndarjen e tregut të komunikimeve elektronike dhe masat që mund të ndërmerren për parandalimin e keqpërdorimit të pozitës dominuese në treg. Ky ishte takimi i parë pas emërimit të Komisionit të ri të Konkurrencës.