1985 - Lajmi_single | Autoriteti Kosovar i Konkurrences

Takim i përbashkët i AKK me Autoritetin Rregullativ te Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP)

Në funksion të thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional, në një takim të përbashkët të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës (AKK) me Autoritetin Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), u diskutuan çështjet që lidhen me gjendjen e konkurrencës dhe sfidat aktuale në tregun e komunikimeve elektronike, ndikimi i të drejtave ekskluzive në transmetimin e kanaleve me shikueshmëri të lartë në ndarjen e tregut të komunikimeve elektronike dhe masat që mund të ndërmerren për parandalimin e keqpërdorimit të pozitës dominuese në treg. Ky ishte takimi i parë pas emërimit të Komisionit të ri të Konkurrencës.

  • Share