Prishtinë 03.08.2022
Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, mbështetur në nenet 11, 13, 17.të Ligjit Nr. 08/L-056 datë për Mbrojtjen e Konkurrencës, të Publikuar në Gazeten Zyrtare, datë,14 Qershor 2022, Udhezimit Administrativ 06/2012 Për Mënyrën e Paraqitjes së Kerkesës dhe Kriteret për Konstatimin e Përqendrimit të Ndërmarrjeve shpallë këtë :
NJOFTIM I PËRQENDRIMIT
Autoriteti Kosovar i Konkurrencës me datë; 26.07.2022, me Nr.Prot. 201/22-01/H ka pranuar kërkesën lidhur me njoftimin për Përqendrim të ndërmarrjeve Banka Ekonomike Sh.A, d.d, për blerje të 100% të aksioneve mbi Kompania e Sigurimeve të Përgjithshme Siguria Sh.A.
Njoftimi për Përqendrim është i bazuar në Marrëveshje për blerje të Aksioneve të lidhur me datën 21.07.2022 ndërmjet Banka Ekonomike Sh.A, dhe Kompania e Sigurimeve të Përgjithshme Siguria Sh.A.
Blerësi; Banka Ekonomike Sh.A, është shoqëri aksionare, e organizuar sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, me seli në Sheshi Nëna Terezë p.n., 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës, me nr. të biznesit 810485864.
Shitësi; Kompania e Sigurimeve të Përgjithshme Siguria Sh.A., është shoqëri aksionare e organizuar sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, me seli në Rr.Qamil Hoxha Nr.51, 1000 Prishtinë, Republika e Kosovës dhe me nr, të regjistrimit të biznesit 810495102.
Autoriteti fton palët e interesuara të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar. Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, me Adresë Rr. Migjeni kati VI [ish objekti i bankës së Lubjanës] Nr tel :+381 /0/ 38 200 10982, apo në email adresën: info.konkurrenca@rks-gov.net, në afatin prej 15 ditëve nga dita e publikimit në webfaqe të AKK-së.