1987 - Lajmi_single | Autoriteti Kosovar i Konkurrences

NJOFTIM I PERQENDRIMIT

Prishtinë 15.08.2022

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, mbështetur në nenet 11, 13, 17.të  Ligjit Nr. 08/L-056  për Mbrojtjen e Konkurrencës, të Publikuar në Gazeten Zyrtare, datë,14 Qershor 2022, Udhezimit Administrativ 06/2012 Për Mënyrën e Paraqitjes së Kerkesës dhe Kriteret për Konstatimin e Përqendrimit të Ndërmarrjeve shpallë këtë :

 

                                         NJOFTIM I PËRQENDRIMIT

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës me datë; 05.08.2022, me Nr. Prot. 207/22-01/H ka pranuar kërkesën lidhur me njoftimin për Përqendrim të ndërmarrjeve Preduzeče  Za Proizvodnju i Promet Vode Vlasinka Doo Beograd-Zemun (blerës) për blerje të 100% të aksioneve mbi ndërmarrjen Allied Beverages Adriatic d.o.o Beograd, Zemun  (shitës),

Njoftimi për Përqendrim është i bazuar në Marrëveshje për  blerje të Aksioneve të lidhur me datën 08.07.2022 ndërmjet Preduzeče Za Proizvodnju i Promet Vode Vlasinka Doo Beograd,m, Zemun dhe Allied Beverages Adriatic d.o.o Beograd, Zemun

Blerësi; Produzeče  za Preizvodnju i Promet Vode Vlasinka DOO Beograd, Zemun, është shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, me numër të regjistrimit të biznesit 17198114, dhe adresë të regjistruar në 14-16 Batajnički dum, Zemun, Beograd, Serbi, tash e tutje referuar si  “Vlasinka” 

Shitësi; Allied Beverages Adriatic d.o.o Beograd, Zemun (ABA), shoqëri tregtare e regjistruar në përputhje me ligjet e Republikës së Serbisë ne Beograd, me seli në Batajnicki drum Nr. 18 me numër te regjistrimit 21357472.

Autoriteti fton palët e interesuara të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar, Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit  Kosovar të Konkurrencës, me Adresë Rr. Migjeni kati VI [ish objekti i bankës së Lubjanës] Nr tel.+381/0/38 200 10982, apo në  email adresën: info.konkurrenca@rks-gov.net, në afatin prej 15 ditëve nga dita e publikimit në webfaqe të AKK-së.

  • Share