1989 - Lajmi_single | Autoriteti Kosovar i Konkurrences

NJOFTIM I PERQENDRIMIT

Prishtinë 26.08.2022

Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës, mbështetur në nenet 11, 13, 17. të Ligjit Nr. 08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës, të Publikuar në Gazetën Zyrtare, datë, 14 Qershor 2022, Udhëzimit Administrativ 06/2012 Për Mënyrën e Paraqitjes së Kërkesës dhe Kriteret për Konstatimin e Përqendrimit të Ndërmarrjeve, publikon: NJOFTIMI I PËRQENDRIMIT Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës më datë; 09.08.2022, ka pranuar kërkesën me Nr. Prot. 215/22-01/H lidhur me njoftimin për Përqendrim të ndërmarrjeve Agrofert dhe SKW Stickstoffwerke Piestertitz GmbH (blerësit) për blerje të 100% të aksioneve mbi ndërmarrjet Borealis AG dhe Borealis France S.A.S (shitësit).

Njoftimi për Përqendrim është i bazuar në Marrëveshje për blerje të Aksioneve të lidhur me datën 28.07.2022 ndërmjet AGROFERT dhe SKW Stickstoffwerke Piestertitz GmbH (blerësit) dhe ndërmarrjet Borealis AG dhe Borealis France S.A.S (shitësit).

Blerësi: AGROFERT, është shoqëri aksionare, me seli të korporatës në Pyšelská 2327/2, 14900 Praha 4, Chodov, Republika Çeke, e regjistruar në Regjistrin e Kompanive të Gjykatës Komunale të Pragës nën B 6626, numër identifikimi 261 85 610 (Blerësi 1) dhe SKW Stickstoffwerke Piestertitz GmbH, shoqëri gjermane me përgjegjësi të kufizuar, me seli të korporatës në Lutherstadt Wittenberg, Gjermani, regjistruar në regjistrin komercial të gjykatës lokale (Amtsgericht) Stendal, Gjermani, me numër regjistrimi HRB 11869 (Blerësi 2; dhe së bashku me Blerësin 1, Blerësit).

Shitësi: Borealis AG, shoqëri aksionare me seli korporate në Vjenë, Austri, dhe e regjistruar në regjistrin komercial austriak me numër regjistrimi FN 269858a (Shitësi) dhe Borealis France S.A.S., shoqëri aksionare e thjeshtuar me seli të korporatës në Courbevoie, Francë dhe e regjistruar me numër regjistrimi 424 367 134 RCS Nanterre (Shitësi Francez). Ndërmarrjet e Synuara; Borealis Agrolinz Melamine Gmbh, Borealis L.A.T Gmbh, Feboran EOOD, Borealis L.A.T Italia s.r.l. Borealis Agrolinz Melamine Deutchland Gmbh. Borealis Chimie S.A.S. Borealis Produits et Engrais Chimiques du Rhin S.A. (PEC Rhin). Borealis L.A.T France S.A.S.

Autoriteti, fton palët e interesuara të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar, Opinionet mund të dërgohen pranë Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës, me Adresë Rr. Migjeni kati VI [ish objekti i bankës së Lubjanës] Nr. tel.+381/0/38 200 10-982, apo në email adresën: info.konkurrenca@rks-gov.net, në afatin prej 15 ditëve nga dita e publikimit në webfaqe të AKK-së.

  • Share