Prishtinë 31.08.2022
Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, mbështetur në nenet 11, 13, 17. paragrafi 3, të Ligjit Nr. 08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës, të publikuar në Gazetën Zyrtare, datë, 14 Qershor 2022, Udhëzimit Administrativ 06/2012 Për Mënyrën e Paraqitjes së Kërkesës dhe Kriteret për Konstatimin e Përqendrimit të Ndërmarrjeve, publikon këtë : NJOFTIM I PËRQENDRIMIT Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, më datë; 12.08.2022, ka pranuar kërkesën me Nr. Prot. 219/22-01/H, lidhur me njoftimin për Përqendrim të ndërmarrjeve, ndërmjet Aricoma Group International AB (KKCG) dhe/mbi Musala Soft AD (Musala) Njoftimi për Përqendrim është i bazuar në Marrëveshje për blerje të Aksioneve është lidhur më datë 25.07.2022, ndërmjet ndërmarrjeve Aricoma Group International AB (KKCG) (blerës) dhe/mbi Musala Soft AD (Musala) ( shitës) me të cilën KKCG do të fitoj 100% të aksioneve të Musala.
Blerësi: Aricoma Group, International AB ( kkcg) është shoqëri e kufizuar, me numër të biznesit 55923-9748 me adresa te regjistruar: c/o Aspia AB, Sandra Mattsson Flodmark, Box6350,10235,Stokholm,Suedi. . Aktiviteti i Kompanisë: është kompani holding e përfshirë, ndër të tjera, në ofrimin e shërbimeve të IT-së.
Shitësi: Kompania: Musala Soft AD ("Musala") është Shoqëri Aksionare me numër të biznesit 202569949 dhe adresë të regjistruar: 36 Dragan Tsankov Bulevard, Sofia 1057, Bullgari. Veprimtaria e Kompanisë: kompani softuerësh që ofron shërbime komplekse të inxhinierisë softuerike, ofrimin e projekteve softuerike komplekse të shkallës, së gjerë konsulencë në IT.
Autoriteti, fton palët e interesuara të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar. Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, me Adresë Rr. Migjeni, Kati VI [ish objekti i bankës së Lubjanës] Nr. tel.+381/0/38 200 10- 982, apo në email adresën: info.konkurrenca@rks-gov.net, në afatin prej 15 ditëve nga dita e publikimit, në webfaqe të AKK-së