Prishtinë 09.09.2022
Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës, mbështetur në nenet 11, 13, 17. paragrafi 3, të Ligjit Nr. 08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës, të publikuar në Gazetën Zyrtare, datë 14 Qershor 2022, Udhëzimit Administrativ 06/2012 Për Mënyrën e Paraqitjes së Kërkesës dhe Kriteret për Konstatimin e Përqendrimit të Ndërmarrjeve, publikon këtë:
NJOFTIM I PËRQENDRIMIT
Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës më datë, 22.08.2022, ka pranuar kërkesën me Nr. Prot. 222/22-01/H, lidhur me njoftimin për Përqendrim të ndërmarrjeve Alfi, Management of Alternative Investment Funds, Ltd (blerës) për blerje të 100% të aksioneve nga z. Bahtijar Bajrović se bashku me ndërmarrjen Sibelius Sonic Limited (Shitësit).
Njoftimi për Përqendrim është i bazuar në Marrëveshje për Blerje të Aksioneve të lidhur me datën datë 14 Mars 2022, ndërmjet Alfi, Management of Alternative Investment Funds, Ltd (blerës) dhe /mbi z. Bahtijar Bajrović se bashku me ndërmarrjen Sibelius Sonic Limited (shitësit).
Blerësi: Alfi, Management of Alternative Investment Funds, Ltd me numër të regjistrimit 7239327000, i regjistruar në Republikën e Sllovenisë me adresë në Rr. Verovškova 55A, 1000, Lubljana, Republika e Sllovenisë, drejtues i fondit Alfi D.o.o. PE Alfli II Specialni Investicijski sklad, me numër të regjistrimit 7239327002, i regjistruar në Republikën e Sllovenisë, me adresë në Rr. Verovškova 55A,1000, Lubjanë, Republika e Sllovenisë ("AIfi II").Aktiviteti i ndërmarrjes, ofrues i investimeve kolektive, ushtron aktivitetin e investimit të fondeve të grumbullua ne përputhje me politiken e vet.
Shitësit: z. Bahtijar Bajrović me vendbanim në Rr. Kajuhova 36, 4260 Bled, dhe me kompaninë Sibelius Sonic Limited, Prodromou 75, Oneworld Parkview House, 2063 Nikosia, Qipro, numri i regjistrimit HE232714 ("Sibelius Sonic Limited"), të dy shitësit janë aksionarë në kompaninë Sportina, zunanja in notranja trgovina na debelo in drobno, proizvodnja, zastopanje, posredovanje in organizacija, Bled, d.o.o., me adresë të regjistruar në Rr. Alpska 43, 4248, Lesce ("Sportina" apo "Kompania e Synuar")
Kompania e synuar, Sportina, Zunanja in notranja trgovina na debelo in drobno,proizvodnja, zastopanje, posredovanje in organizacija, Bled, d.o.o., me adresë të regjistruar në Rr. Alpska 43, 4248 Lesce, me numër të regjistrimit 5331765000; Bajcon d.o.o. me adresë në Rr. Alpska 43, 4248 Lesce, Slloveni me numër regjistrimi: 2315360000, aktiviteti ekonomik i kompanisë, shitja me shumicë dhe pakicë, të tekstileve dhe këpucëve.
Autoriteti, fton palët e interesuara të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar. Opinionet mund të dërgohen pranë, Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës, me Adresë Rr. Migjeni, Kati VI [ish objekti i bankës së Lubjanës] Nr. tel.+381/0/38 200 10 - 982, email adresa: info.konkurrenca@rks-gov.net, në afatin prej 15 ditëve nga dita e publikimit, në webfaqe të AKRK-s