1993 - Lajmi_single | Autoriteti Kosovar i Konkurrences

Këshilli i Investitorëve Evropian organizoi takim me Autoritetin Kosovar të Konkurrencës (AKK).

Duke marrë parasysh situatën aktuale të ekonomisë, përfshirë sfidat e ngritura për shkak të #inflacionit, Këshilli i Investitorëve Evropian organizoi takim me Autoritetin Kosovar të #Konkurrencës (AKK).

Gjatë këtij takimi, kryetarja e AKK-së, Znj. Neime Binaku-Isufi, ka bërë thirrje anëtarëve të KIE-së për të adresuar të gjitha shqetësimet që prekin #tregun e lirë, ndërsa ka deklaruar se detyra urgjente e këtij institucioni është shërbimi për funksionimin e tregut të lirë.

Gjithashtu Znj. Binaku Isufi siguroj që edhe legjislacioni ynë dhe politikat tona të konkurrencës së lirë janë të orientuara kah përafrimi me standardet e Bashkimit Evropian, rrjedhimisht për neve si Autoritet i Konkurrencës një nga objektivat kryesore është që të punojmë ngushtë dhe bashkë edhe me zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, gjë të cilën edhe jemi duke e bërë, që të sigurohemi që krahas zbatimit të politikave tona konkrete në të njëjtën kohë të kujdesemi edhe në ngritjen e kapaciteteve të AKK-së. Këto kapacitete nënkuptojnë që stafi i AKK-së të jetë i aftë t’i kuptoj dhe zbatoj drejt konceptet si: tregun relevant, pozitën dominuese në treg dhe abuzimin me pozitën dominuese në treg, marrëveshjet e ndryshme qofshin ato vertikale apo edhe horizontale të cilat e pengojnë arritjen e një tregu konkurrues.

Anëtarët e KIE-së të pranishëm në këtë takim ngritën disa çështje të rëndësishme nga perspektiva e #investitorëve të huaj në Kosovë, duke marrë parasysh përvojën ndërkombëtare të kompanive që përfaqësojnë.

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës

  • Share