Sot më 27.09.2022, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës (AKK) dhe Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik kanë vënë nënshkrimin në dokumentin "Memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet KRPP-së dhe Autoritetit Kosovar të Konkurrencës" (K3 2022 - PKZMSA), kjo iniciativë e bashkëpunimit është në kuadër të Agjendës evropiane ERA II dhe Planit Kombëtar të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (KZMSA). Qëllimi i Marrëveshjes është bashkëpunimi dhe ndihma e ndërsjellë e të dy institucioneve në çështjet konkrete në fushën e konkurrencës ky pikë takohen këto Institucione respektive në veprimtarinë e tyre. Të dhënat e KRPP janë të rëndësisë së veçantë për Autoritetin e Konkurrencës lidhur me parandalimin apo zbulimin e kurdisjeve e ofertave apo Marrëveshjeve ndërmjet kompanive në procedurat tenderuese të prokurimit të cilat Marrëveshje e çrregullojnë ndjeshëm apo shkaktojnë dëm të pariparueshëm për konkurrencën tregtare.