2016 - Lajmi_single | Autoriteti Kosovar i Konkurrences

Njoftim për përqendrim

Prishtinë: 11.11.2022

Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës, mbështetur në nenet 11, 13, 17. paragrafi 3, të Ligjit Nr. 08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës, të publikuar në Gazetën Zyrtare, datë 14 Qershor 2022, Udhëzimit Administrativ 06/2012 Për Mënyrën e Paraqitjes së Kërkesës dhe Kriteret për Konstatimin e Përqendrimit të Ndërmarrjeve, publikon këtë:

NJOFTIM I PËRQENDRIMIT

Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës më datë, 04.11.2022, ka pranuar kërkesën me Nr. Prot. 321/22-01/H, lidhur me njoftimin për Përqendrim të ndërmarrjeve DANX Group A/S dhe ILS Spólka Z Ograniczoną  Odpowiedzialnošcia,
Njoftimi për Përqendrim, është i bazuar në Marrëveshje të lidhur, më datë 14 Shtator 2022, për krijimin e një ndërmarrje  te  Re të përbashkët me funksion të plotë, ndërmjet ndërmarrjeve DANX Group  (Aplikuesi 1) dhe  ILS, Spólka Z Ograniczoną Odpowiedzialnošcia  (Aplikuesi 2)

Referuar “Marrëveshje ortakësh”, palët janë:

Pala 1. DANX Group A/S është shoqëri publike, e organizuar sipas ligjeve të Danimarkës, e regjistruar në Vejleåvej 9, DK-2635 Ishoj, Danska, me numër regjistrimi 28665210,
DANX është kompani logjistike e specializuar  për shpërndarje gjatë natës të pjesëve të këmbimit nderë të tjera pjesë të, IT, Makinash, pjesë bujqësore dhe pjesë elektoshtepiake, të mëdha.

Pala 2. ILS, Spólka Z Ograniczoną  Odpowiedzialnošcia  shoqëri private Polake me përgjegjësi të kufizuar, me zyrën e saj te regjistruar në adresën Swobodnia 35, 05-180 Zakroczym, Poloni, numri i regjistrimit 146368675, ILS, është kompani logjistike që ofron shërbime dhe zgjedhje të dedikuar në lidhje me magazinimin e mallrave të transportit vendas dhe ndërkombëtarë.
DANX dhe ILS synojnë të krijojnë  një Sipërmarrje të Përbashkët (SP), duke krijuar një shoqëri të re me përgjegjësi të kufizuar sipas ligjit të Polonisë, që operon nën emrin biznesit DANXILS sp. z.o.o ("Shoqëri e Re") në  cilën edhe DANX dhe ILS do të zotëronin 50%  të aksioneve.
Shoqëri e Re (Sipërmarrje e Përbashkët (SP),  me  emrin e biznesit DANXILS sp. z.o.o, shoqëri me përgjegjësi të kufizuar sipas ligjeve të Polonisë, Aktiviteti i Shoqërisë se Re, do të operoje në territorin e Republikës së Polonisë dhe do të ofroj shërbime të veçanta: shpërndarje gjatë natës, PUDO zgjedhja (merr- le) FSL (Vendndodhja për stoqe e para), magazinimi. Aktualisht nuk ka plane që “Shoqëria e Re”  e propozuar të jetë aktive, apo të ushtrojë aktivitet në Kosovë.

Autoriteti, fton palët e interesuara të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar. Opinionet mund të dërgohen pranë, Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës, me Adresë Rr. Migjeni, Kati VI [ish objekti i bankës së Lubjanës] Nr. tel.+381/0/38 200 10 - 982,  email adresa: info.konkurrenca@rks-gov.net, në afatin prej 15 ditëve nga dita e publikimit, në webfaqe të AKRK-s

  • Share