Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës, mbështetur në nenet 11, 13, 17.të Ligjit Nr. 08/L-056 datë për Mbrojtjen e Konkurrencës, të Publikuar në Gazeten Zyrtare, datë,14 Qershor 2022, Udhezimit Administrativ 06/2012 Për Mënyrën e Paraqitjes së Kerkesës dhe Kriteret për Konstatimin e Përqendrimit të Ndërmarrjeve shpallë këtë :
NJOFTIM I PËRQENDRIMIT
Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës me datë; 17.01.2023, me Nr.Prot. 29/23-01/H ka pranuar kërkesën për njoftim të Përqendrimit lidhur me Përvetësimin e Markave Tregtare të Pivovarna Lasko Union d.o.o nga Nika Bev d.o.o.
Njoftimi për Përqendrim është i bazuar në Kontratën për Përvetësimin e Markave Tregtare të lidhur me datën 28.12.2022, të Pivovarna Lasko Union d.o.o nga Nika Bev d.o.o
Nika Bev d.o.o, është shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar në patim me legjislacionin Slloven, me seli në Ljublanë dhe adresë biznesi në Trg republike 3, 1000, Ljublanë, me numër të regjistrimit të biznesit 9284486000.
Pivovarna Lasko Union d.o.o, është shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar në patim me legjislacionin Slloven, me seli në Ljublanë dhe adresë biznesi në Pivovarniska ulica 2, 1000, Ljublanë, me numër të regjistrimit të biznesit 5049318000.
Autoriteti, fton palët e interesuara të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar. Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës së Republikës së Kosovës, me Adresë Rr. Migjeni kati VI [ish objekti i bankës së
Lubjanës] Nr tel :+381 /0/ 38 200 10982, apo në email adresën: info.konkurrenca@rks-gov.net, në afatin prej 15 ditëve nga dita e publikimit në webfaqe të AKK-së.