2038 - Lajmi_single | Autoriteti Kosovar i Konkurrences

Njoftim për përqendrim

Prishtinë 09.03.2023

Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës, mbështetur në nenet 11, 13, 17.të  Ligjit Nr. 08/L-056 datë për Mbrojtjen e Konkurrencës, të Publikuar në Gazeten Zyrtare, datë,14 Qershor 2022, Udhezimit Administrativ 06/2012 Për Mënyrën e Paraqitjes së Kerkesës dhe Kriteret për Konstatimin e Përqendrimit të Ndërmarrjeve shpallë këtë :

NJOFTIM I PËRQENDRIMIT

Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës me datë; 02.03.2023, me Nr.Prot. 87/23-01/H ka pranuar kërkesën për njoftim të Përqendrimit lidhur me Fitimin e Kontrollit mbi Beta Pura GmbH, nga ndërmarrjet Helix Beteiligungs GmbH dhe Agrana Sale & Marketing  GmbH.

Njoftimi për Përqendrim është i bazuar në Kontratën për Shitëblerje të Aksionëve të lidhur me datën 21.12.2022, ndërmjet Helix Beteiligungs GmbH dhe Agrana Sale & Marketing (blerësit), GmbH.Beta Pura (kompania e synuar).

Helix Beteiligungs GmbH Austri është shoqëri e themeluar në patim me legjislacionin e Austrisë, me seli në dhe adresë biznesi në Friedrich-Wilhelm-Raiffeisen-Plaza 1 1020 Vienna, me numër të regjistrimit të biznesit FN 587375 m.

Agrana Sale & Marketing  e themeluar në patim me legjislacionin Austrisë, me adresë biznesi në Friedrich-Wilhelm-Raiffeisen-Plaza 1, A-1020 Vienna, me numër të regjistrimit të biznesit FN 64061h .

Autoriteti, fton palët e interesuara të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar. Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës së Republikës së Kosovës, me Adresë Rr. Migjeni kati VI [ish objekti i bankës së Lubjanës] Nr tel :+381 /0/ 38 200 10982, apo në email adresën: info.konkurrenca@rks-gov.net, në afatin prej 15 ditëve nga dita e publikimit në webfaqe të AKK-së.

  • Share