Prishtinë,10.03.2023
Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës, mbështetur në nenet 11, 13, 17.të Ligjit Nr. 08/L-056 datë për Mbrojtjen e Konkurrencës, të Publikuar në Gazetën Zyrtare, datë,14 Qershor 2022, Udhëzimit Administrativ 06/2012 Për Mënyrën e Paraqitjes së Kërkesës dhe Kriteret për Konstatimin e Përqendrimit të Ndërmarrjeve shpallë këtë :
NJOFTIM I PËRQENDRIMIT
Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës me datë; 23.02.2023, me Nr. Prot. 74/23-01//H ka pranuar kërkesën për njoftim të Përqendrimit lidhur me shitëblerje të aksioneve, në mes të Zvonko Milosavljević, dhe Biljana Pavlović Grahovac (shitës), Application Software Partner d.o.o (targeti), Sava e Re d.d (blerës.)
Njoftimi për Përqendrim është i bazuar në Kontratën për Shitëblerje të 100% Aksionëve të lidhur me datën 08.02.2023, nga Zvonko Milosavljević, dhe Biljana Pavlović Grahovac, dhe Sava e Re d.d.
Application Software Partner d.o.o., me seli të regjistruar në Blvd Kralja Aleksandra 17, me numër të regjistruar të biznesit: 17077295, TIN: 100050691 në Beograd, Republika e Serbisë.
Zvonko Milosavljević, me vendbanim në 44 Gandijeva, Beograd-Novi, Beograd, numër të regjistrimit të biznesit ID:0910949710412.
Biljana Pavlović Grahovac, me vendbanim 65 Dr, Ivana Ribara, Beograd-Novi, Beograd, ID numër të regjistrimit të biznesit, 2804953715332, shitësit janë aksionarë të kompanisë Application Software Partner d.o.o 50% me 50% të aksioneve.
Sava Re d.d, është shoqëri aksionare, më numër të regjistrimit të biznesit: 5063825000, dhe numër identifikues të TVSH SI 17986141, me seli në 56 Dunajska cesta Lubjanë Slloveni.
Autoriteti, fton palët e interesuara të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar. Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës së Republikës së Kosovës, me Adresë Rr. Migjeni kati VI [ish objekti i bankës së Lubjanës] Nr. tel :+381 /0/ 38 200 10973, apo në emali adresën: info.konkurrenca@rks-gov.net, në afatin prej 15 ditëve nga dita e publikimit në webfaqe të AKK-së.