2040 - Lajmi_single | Autoriteti Kosovar i Konkurrences

Takim me Kryeprokurorin e Shtetit z.Besim Kelmendi

Gjatë ditës së sotme Kryetarja e AKRK-së, zonja Neime Binaku Isufi së bashku me ushtruesin e detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm z.Selajdin Beqa u priten në takim nga Kryeprokurori i Shtetit z.Besim Kelmendi.
Zonja Binaku-Isufi e njoftoj Kryeprokurorin e shtetit për veprimtarinë dhe punën që është duke bërë AKRK si dhe sfidat në të cilat janë duke hasur.
Gjatë takimit ndër të tjera u diskutua për mënyrat e gjetjes së bashkpunimit ndërinstitucional veqanërisht në ato fusha ku veprimtaria e AKRK-së dhe Prokurorisë së shtetit janë të ndërlidhura.
Me qëllim të një koordinimi sa më efektivë, u ritheksua nevoja për të patur takime të rregullta në të ardhmen në mes të dy institucioneve.Po ashtu në këtë takim u bisedua edhe për mundësitë e bashkëpunimit, duke përfshirë përgatitjen dhe nënshkrimin e një memorandumi për bashkëpunim në mes institucionit të Autoritetit të Konkurrencës dhe Prokurorit të Shtetit.
  • Share