2041 - Lajmi_single | Autoriteti Kosovar i Konkurrences

Njoftim lidhur me mbledhjen e komisionit të Autoritetit të Konkurrencës

Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës 

Njofton opinionin, se me datën 17.03.2023 dhe 22.03.2023, Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka mbajtur mbledhje dhe me këtë rast ka nxjerr Konkluzion për fillimin e procedurës hetimore kundër ndërmarrjes Balfin Group Sh.p.k, lidhur me mosparaqitje të kërkesës për lejimin e përqendrimit mbi shitblerjen e aksioneve të NKL Limited – NewCo Ferronikeli Complex LLC, në sektorin e metaleve dhe minierave. Autoriteti ka analizuar kushtet e tregut të konkurrencës dhe duke vepruar sipas detyrës zyrtare, vlerësimin e përqendrimit ku pjesëmarrësit në përqendrim nuk parashtrojnë kërkesë për lejimin e përqendrimit nga neni 13.

Autoriteti njofton se, Transaksionet/blerjet nëse janë realizuar, pa e dorëzuar njoftimin e detyrueshëm për qëllimin e përqendrimit sipas Ligjit 08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës, paraqet formë të kufizimit ose shtrembërimit të konkurrencës nga ndërmarrjet në territorin e Republikës së Kosovës ose jashtë  territorit, nëse veprimet e tyre kanë efekt në tregun e Republikës së Kosovës.

Kontrolli i bashkimeve synon të parandalojë shtrembërimet e konkurrencës dhe synon të parandalojë efektet anti konkurruese përpara se ato të ndodhin (ex ante).

Autoritetit njofton se, Fillimi i procedurës për hetimin e çrregullimit të konkurrencës, ka për qëllim sqarimin e fakteve dhe në këtë mënyrë vërtetimin e shkeljes së pretenduar.

Po ashtu, në mbledhjet e komisionit janë marrë edhe katër vendime (Konkluzione të veçanta për mos fillimin e procedurave hetimore dhe një konkluzioni me të cilin i aprovohet kërkesa për lejimin e palës në procedurë) që lidhen me veprimtarinë bazë të Autoritetit të Konkurrencës, veçanërisht me vendimmarrjen për zbatimin e ligjit, 

Gjithashtu, Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës miratoi edhe 2 akte nënligjore (Rregulloren për procedurat hetimore të Autoriteti të Konkurrencës dhe udhëzuesin për mbajtjen e seancave dëgjimore të Autoritetit të Konkurrencës) të parapara me ligjin për mbrojtjen e konkurrencës.

 

Me respekt,

Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës​

21.03.2023

  • Share