2042 - Lajmi_single | Autoriteti Kosovar i Konkurrences

Njoftim për përqendrim

Prishtinë 23.03.2023

Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës, mbështetur në nenet 11, 13, 17.të  Ligjit Nr. 08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës, të Publikuar në Gazetën Zyrtare, datë, 14 Qershor 2022, Udhëzimit Administrativ 06/2012 Për Mënyrën e Paraqitjes së Kërkesës dhe Kriteret për Konstatimin e Përqendrimit të Ndërmarrjeve shpallë këtë :

NJOFTIM I PËRQENDRIMIT

Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës me datë; 14.03.2023, me Nr. Prot. 104/23-01/H ka pranuar kërkesën për njoftim të Përqendrimit lidhur me Fitimin e Kontrollit mbi IP-KOS SH.P.K, nga CDI-IP SH.P.K

Njoftimi për Përqendrim është i bazuar në Kontratën për Shitblerje të gjithë Kapitalit Aksionar  të IP-KOS, (shitësi), dhe CDI-IP SH.P.K (blerësi), të datës; 23 janar 2023,

CDI-IP SH.P.K., është shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, me seli të regjistruar në Rr. "Pennsylvania", Marigona Residence, Nr. 41, 10000 Prishtinë, Kosovë, e regjistruar pranë Agjencisë të Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës ("ARBK) me numër unik identifikues 812003507. CD-IP është një kompani e re, pa aktivitete ekonomike dhe qarkullim në tregun e Republikës së Kosovës e cila do të ushtrojë rolin e aksionarit në IP-KOS SH.P.K.

IP-KOS SH.P.K, është shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, me seli të regjistruar në Rr."Pennsylvania", Marigona Residence, Nr. 41, 10000 Prishtinë, Kosovë, e regjistrua në ARBK me numër unik identifikues 810834673. IP- KOS si aktivitet primar ka tregtinë me pakicë të karburanteve për automjete.

Autoriteti, fton palët e interesuara të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar. Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës së Republikës së Kosovës, me Adresë Rr. Migjeni kati VI [ish objekti i bankës së Lubjanës] Nr. tel :+381 /0/ 38 200 10982, apo në email adresën: info.konkurrenca@rks-gov.net, në afatin prej 15 ditëve nga dita e publikimit në webfaqe të AKRK-së.

  • Share