Prishtinë, 7 prill 2023 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj ka pritur në takim Kryetaren e Autoritetit të Konkurrencës së Republikës së Kosovës, Neime Binaku e cila shoqërohej nga Drejtori i Përgjithshëm, Selajdin Beqa.
Gjatë këtij takimi, kryesuesi Zogaj dhe kryetarja Binaku diskutuan rreth kompetencave të dy institucioneve që drejtojnë si dhe rreth mënyrave të bashkëpunimit në mes të këtyre institucioneve.
Gjatë takimit, u diskutua edhe për ngritjen e kulturës së politikës së konkurrencës, duke përfshirë legjislacionin dhe politikat krahasuese tek gjyqtarët dhe se është më se i nevojshëm edukimi i gjyqtarëve në fushën e të drejtës së konkurrencës. Prandaj, trajnimet dhe seminaret për gjyqtarët janë shumë të rëndësishme dhe të nevojshme në të gjitha aspektet e ligjit të konkurrencës dhe zbatimin e tij në praktikë, veçanërisht në çështjet procedurale dhe llogaritjen dhe vendosjen e sanksioneve administrative, provat si dhe një pasqyrë e vendimeve përkatëse të Gjykatave të Republikës së Kosovës dhe Gjykatës Europiane të Drejtësisë.