2052 - Lajmi_single | Autoriteti Kosovar i Konkurrences

Njoftim për përqendrim

Prishtinë, më 13.04.2023

Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës, mbështetur në nenet 11, 13, 17, të  Ligjit Nr. 08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës, të Publikuar në Gazetën Zyrtare, datë, 14 Qershor 2022, Udhëzimit Administrativ 06/2012 Për Mënyrën e Paraqitjes së Kërkesës dhe Kriteret për Konstatimin e Përqendrimit të Ndërmarrjeve shpallë këtë :

NJOFTIM I PËRQENDRIMIT

Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës me datë; 03.04.2023, me Nr. Prot. 141/23-01/H ka pranuar kërkesën për njoftim të Përqendrimit lidhur me Përvetësimin e Markave Tregtare SOLA ndërmjet Nika Bev d.o.o. (shitësi) dhe Birra Peja SH.A (blerësi). Njoftimi për Përqendrim është i bazuar në Kontratën për Përvetësimin e Markateve Tregtare të lidhur me datë; 29 dhjetor 2022,

Birra Peja SH.A, është shoqëri aksionare, e themeluar sipas legjislacionit të Republikës së Kosovës, me seli në Pejë dhe adresë biznesi në Rr. Nexhet Basha, Nr.160, e regjistruar pranë Agjencisë të Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës ("ARBK) me numër unik identifikues 811277939.

Nika Bev d.o.o,. është shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar në patim me legjislacionin Slloven, me seli në Ljublanë dhe adresë biznesi në Trg republike 3, 1000, Ljublanë, me numër të regjistrimit të biznesit 9284486000.

Autoriteti, fton palët e interesuara të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar. Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës së Republikës së Kosovës, me Adresë Rr. Migjeni kati VI [ish objekti i bankës së Lubjanës] Nr. tel :+381 /0/ 38 200 10982, apo në email adresën: info.konkurrenca@rks-gov.net, në afatin prej 15 ditëve nga dita e publikimit në webfaqe të AKRK-së.

 

 

  • Share