2054 - Lajmi_single | Autoriteti Kosovar i Konkurrences

Njoftim për përqendrim

Prishtinë, më 25.04.2023

Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës, mbështetur në nenet 11, 13, 17. të Ligjit Nr. 08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës, të Publikuar në Gazetën Zyrtare, datë, 14 Qershor 2022, Udhëzimit Administrativ 06/2012 Për Mënyrën e Paraqitjes së Kërkesës dhe Kriteret për Konstatimin e Përqendrimit të Ndërmarrjeve shpallë këtë :

NJOFTIM I PËRQENDRIMIT

Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës me datë; 07.04.2023, me Nr. Prot. 155/23-01/H ka pranuar kërkesën për njoftim të Përqendrimit lidhur me blerjen e aksioneve nga MTS D.O.O., mbi NET PLUS D.O.O.

Njoftimi për Përqendrim është i bazuar në Kontratën për Shitblerje të aksioneve, të lidhur me datë; 30.03.2023, ndërmjet MTS D.O.O (blerësit), dhe NET PLUS D.O.O (targeti).

MTS D.O.O., me adresë të regjistruar në; Bošnjačka Mahala, Oslobodenja Nr.1, 43000 Mitroviva e Veriut, Kosovë, dhe numër unik identifikues 811164029. MTS është kompani në pronësi të plotë të Telekom Srbija a,d, me adresë të regjistruar në: Takovska 2, 11000 Beograd, Serbia.

NET PLUS D.O.O., me adresë të regjistruar në rrugën; Car Llazari p,n, 10500 Graçanicë, Kosovë me numër unik identifikues 810081414.  NET PLUS është kompani në pronësi të  Z. Boban Načič, me adresë të regjistruar në: Takovska 2, 11000 Beograd, Serbia.

Autoriteti, fton palët e interesuara të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar. Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës së Republikës së Kosovës, me Adresë Rr. Migjeni kati VI [ish objekti i bankës së Lubjanës] Nr. tel :+381 /0/ 38 200 10982, apo në email adresën: info.konkurrenca@rks-gov.net, në afatin prej 15 ditëve nga dita e publikimit në webfaqe të AKRK-së.

  • Share